Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kush e merr Policinë? Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm

    Kush e merr Policinë? Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm

    Aktualitet Nga InfoNews03.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush e merr Policinë? Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm

    Pas shkarkimit të Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtorin e ri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MB bën me dije se aplikantët kanë aftat për dorrëzimin e dokumenteve deri në datën 11 mars.

    Reklamë

    Lirimi nga detyra i Ilir Prodës, u zyrtarizua një ditë më parë me firmën e kryeministrit Edi Rama.

    Në mbështetje të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Punëve të Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE

    Kritere të përgjithshme:

    a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;

    b) të ketë shtetësi shqiptare;

    c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

    ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 viteve të fundit (ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se 1 vit; shtyrje e afatit të gradimit deri në 5 vjet; ulje me një gradë për një periudhë deri në 5 vjet);

    d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

    dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

    DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT DHE VLERËSIMI

    Kërkesë me shkrim e aplikantit, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:

    a) jetëshkrim i përditësuar;

    b) platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times Neë Roman, madhësia 12, me një njësi hapësirë mes rreshtave;

    c) vetëdeklarim sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”;

    ç) dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror, e lëshuar jo më herët se 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;

    d) vërtetimin/dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;

    dh) rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e rendit dhe sigurisë;

    e) rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;

    ë) rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e rendit ose sigurisë;

    f) kopje të noterizuara të dëshmive të gjuhëve të huaja, nëse ka;

    g) kopje të noterizuara të gradës shkencore ose titujve akademikë, nëse ka;

    gj) kopje të vërtetimit të besueshmërisë, të marrë nga komisariati përkatës, e lëshuar jo më herët se 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;

    h) dokumentin shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë, e lëshuar jo më herët se 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;

    i) vetëdeklarim, që kandidati nuk është në konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;

    j) vetëdeklarim, që kandidati nuk është larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinor dhe që nuk ka masë disiplinore në fuqi në momentin e kandidimit.

    VLERËSIMI

    Kandidatët, brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes për aplikim, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024 (shkarko Udhëzimin)

    Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, Ministria e Punëve të Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve.

    Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni. Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.

    Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

    Shprehja e interesit dhe të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në adresën postare, ose në adresën elektronike.

    Adresa postare: Ministria e Punëve të Brendshme, Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nd. 1, Tiranë 1001 Tiranë, Shqipëri

    Adresa elektronike: Ministria.Brendshme@mb.gov.al

    Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri në 11 mars 2026.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.