Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kush janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj të përfshirë në sherrin te Lollipop në Palasë

    Kush janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj të përfshirë në sherrin te Lollipop në Palasë

    Aktualitet Nga InfoNews19.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush janë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj të përfshirë në sherrin te Lollipop në Palasë

    Fajde, para të pista dhe dhunë në Palasë: Kush janë personazhet e sherrit të Lollipop dhe lidhjet e tyre me policinë

    Reklamë

    Detaje të reja janë zbardhur mbi sherrin e dhunshëm të ndodhur në klubin e njohur të natës “Lollipop” në Palasë, një ngjarje që tronditi pushuesit në bregdet dhe hapi shumë pikëpyetje për rolin e policisë në mbulimin e elementëve të botës së krimit.

    Burime nga vendngjarja tregojnë se gjithçka nisi me një përplasje fizike mes disa personave të akomoduar në zonën VIP të klubit. Në konfliktin që degradoi në përdorim armësh (ndonëse klubi e mohon), protagonistë ishin Alban Papushi, Valter Përshpalaj, Fatjon Përshpalaj dhe Xhulio Sorra. Fillimisht janë përdorur gota dhe sende të tjera në dispozicion, ndërsa më pas dëshmitarët konfirmojnë edhe të shtëna me armë brenda lokalit.

    Kush janë personazhet e sherrit?

    Alban Papushi – Një emër i njohur në qarqet e biznesit informal në Tiranë. Ai zotëron një pikë këmbimi valutor me emrin “Global Change”, e cila operon edhe si agjent i Union Net–Western Union. Pavarësisht se ka qenë disa herë nën hetim nga Krimi Ekonomik dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Papushi ka dalë gjithmonë i paprekur, çka ngre dyshime për mbështetje nga struktura të korruptuara brenda Policisë së Shtetit. Aktiviteti i tij dyshohet se përfshin qarkullim të parave të pista, pastrim parash përmes transaksioneve valutore dhe investime në pasuri të paluajtshme. Papushi njihet edhe për stilin e tij të jetesës luksoze, makinat e shtrenjta dhe prania në evente të elitës së errët të Tiranës.

    Valter Përshpalaj – Një tjetër personazh problematik, me precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2015 ai është përfshirë në një grabitje vile në Itali, ndërsa në vitin 2021 u shpall në kërkim për veprat “Moskallëzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”. Ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe përfshirë në episode të dhunshme. Edhe ai, ndonëse i skeduar për krime të rënda, ka arritur t’i shpëtojë ndëshkimit duke ngritur pikëpyetje të forta për lidhjet që gëzon me strukturat shtetërore. Thuhet se operon gjithashtu në tregun informal të automjeteve, së bashku me vëllain e tij, Fatjon Përshpalaj.

    Një konflikt që zbulon një rrjet më të thellë

    Nuk dihet nëse konflikti mes Papushit dhe Përshpalajt ka lindur nga shkaqe banale, apo nga përçarje brenda aktiviteteve të përbashkëta të paligjshme. Por fakti që të dy rezultojnë të përfshirë në botën e fajdeve, pastrimit të parave dhe dhunës, e kthen këtë incident në një simptomë të një problemi më të madh: pandëshkueshmërinë e krimit në vendpushime luksoze ku turizmi përzihet me para të pista dhe mbështetje politike.

    Përballë kësaj situate, policia vijon të heshtë. Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar për sherrin e Lollipop, dhe asnjë njoftim zyrtar nuk është dhënë për të shtënat me armë. Mbetet për t’u parë nëse ky rast do të trajtohet si një incident i zakonshëm veror apo do të zbulojë lidhjet e fshehta mes krimit dhe pushtetit që e mbron atë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.