Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    Aktualitet Nga InfoNews03.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    Nga Skyweb.al
    Një skandal me elementë të ngjashëm me dosjen e AKSHI-t duket se po merr formë këtë herë brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke ngritur dyshime për një model të përsëritur abuzimi me tenderët publikë, ku përfshihen të njëjtët aktorë dhe të njëjtat metoda veprimi.

    Bëhet fjalë për tenderin me referencë REF-52084-06-23-2025, me objekt “Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së”, me fond limit rreth 43 milionë lekë, i cili prej muajsh është kthyer në një përplasje të fortë mes kompanive pjesëmarrëse, funksionarëve të KQZ-së dhe së fundmi edhe Komisionit të Prokurimit Publik.

    Reklamë
    Njoftimi i fituesit te tenderit nga KQZ. Burimi: APP
    Njoftimi i fituesit te tenderit nga KQZ. Burimi: APP

    Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani duke dhënë këto oferta: “INSTANT.AL” me ofertë 33,700,000 lekë, vlerësuar me 89.7 pikë, “EVOLVE WEB STUDIO” me ofertë 33,000,000 lekë, vlerësuar 90.9 pikë, si dhe bashkimi i operatorëve “INTELISOFT” dhe “WOW DIGITAL” me ofertë 40,823,564, vlerësuar me 112.4 pikë. Kjo e fundit është shpallur dhe oferta fituese nga KQZ edhe pse ishte më e larta.

    Ankimim pas ankimimi

    Tenderi është shpallur që në qershor të vitit 2025, por ka mbetur i bllokuar për muaj me radhë për shkak të ankimimeve të njëpasnjëshme, deri në ndërhyrjen e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili ka pezulluar shpalljen përfundimtare të fituesit nga KQZ, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve të mëparshme.

    Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe ankimimeve, Skyweb.al ka identifikuar një element që ngre dyshime serioze për manipulim të procesit. Në një nga vendimet e tij, KPP konstaton se në sistemin elektronik të prokurimeve është ndërhyrë nga një person i paautorizuar, i cili nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Sipas verifikimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përbëhej nga tre anëtarë: Daniela Alimemeti, Redion Lila dhe Fatjona Sulaj. Megjithatë, siç konstaton KPP, në sistem rezulton edhe një përdorues tjetër me emrin “Jonakqz Josifi”, i cili ka kryer rivlerësimin e ofertave.

    Jona Josifi dhe Ilirjan Celibashi. Burimi: LSA Photo
    Jona Josifi dhe Ilirjan Celibashi. Burimi: LSA Photo

    Ky përdorues, thotë KPP, ka dhënë 0 pikë për ofertat dhe propozimet teknike të “INSTANT.AL” dhe “EVOLVE WEB STUDIO”, ndërsa ka vlerësuar me pikët maksimale për të pesë kriteret ofertën e “INTELISOFT & WOW DIGITAL”.

    Screenshot i akt konstatimit te KPP ne lidhje me tenderin ne fjale. Burimi: KPP
    Screenshot i akt konstatimit te KPP ne lidhje me tenderin ne fjale. Burimi: KPP

    Zonja Jona Josifi është Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, e cila në fakt nuk ka asnjë rol formal në këtë procedurë dhe nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ky fakt është theksuar edhe nga vetë KPP në konstatimet e tij.

    Aktori i skandalit AKSHI në paradhomën e Celibashit

    Skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur analizohet kompania që ka përfituar nga ky rivlerësim. “INTELISOFT”, në dokumente rezulton në pronësi të z.Gëzim Hoxha, një emër i njohur në dosjen e AKSHI-t dhe në hetimet e SPAK.

    Hoxha është gjithashtu pronar i kompanisë “FIRST”, e cila përmendet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t si një nga përfitueset kryesore të tenderëve në sektorin e teknologjisë së informacionit.

    Screenshot nga ekstrakti i QKB. Aksesuar nga Skyweb.al me date 31 mars 2026
    Screenshot nga ekstrakti i QKB. Aksesuar nga Skyweb.al me date 31 mars 2026

    Sipas të dhënave të hetimit, ai ka përfituar dhjetëra miliona euro nga tenderë publikë, ndërsa në një rast ka deklaruar përfitimin e rreth 60 milionë eurove nga AKSHI, pjesë e të cilave janë transferuar më pas tek subjekte të lidhura, përfshirë bashkëpunëtorë si Ermal Beqiri.

    Emri i Gëzim Hoxhës shfaqet gjithashtu edhe në aferën e Durana Tech Park, ku një grup kompanish të lidhura me aktorët e dosjes AKSHI dyshohet se kishin ndërtuar një skemë për të transferuar aktivitetin në parqe teknologjike, me qëllim shmangien e taksave përmes kompanive të reja, por me të njëjtët përfitues realë.

    Kjo skemë u ndërpre pas ndërhyrjes së SPAK, ndërsa hetimet vijojnë dhe GJKKO ka vendosur masa sigurie ndaj disa prej personazheve të përfshirë, përfshirë edhe Gëzim Hoxhën. Ky i fundit rezulton gjithashtu të jetë vëllai i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.

    Jona Josifi mohon të ketë futur duart në tender, por KPP e përgënjeshtron

    Skyweb.al iu drejtua Komisionerit me një kërkesë për informacion, duke kërkuar të dhëna në lidhje me konstatimet e KPP-së dhe rolin e zonjës Josifi në këtë tender, ku ajo në fakt nuk është pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Në përgjigjen dhënë redaksisë, tashmë në rolin e Sekretares së Përgjithshme të komanduar, zonja Josifi thekson se ajo nuk ka kryer asnjë rivlerësim për këtë procedurë pas datës 9 dhjetor 2026, pa mohuar në fakt ndërhyrjet e mëparshme. Nga ana tjetër, KPP konstaton se ndërhyrja në sistem është kryer në datën 16 dhjetor 2025.

    “Në kuadër të transparencës, ju informojmë se znj. Josifi prej datës 09.12.2026 nuk ka kryer asnjë rivlerësim të procedurës dhe nuk ka asnjë rol në këtë procedurë. Për palët në proces ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga korrespondenca e vënë në dispozicion të Komisionit të Prokurimit Publik”, thuhet në përgjigjen që KQZ i ka dërguar Skyweb.al.

    Në lidhje me këtë procedurë dhe rolin e zonja Jona Josifi në këtë tender, skyweb.al po verifikon edhe informacione të tjera, sipas të cilave kompania “INTELISOFT” mund të mos jetë realisht nën kontrollin e deklaruar të pronarit në letra, por të përdoret nga persona të lidhur me funksionarë të lartë të KQZ-së, me interesa të drejtpërdrejta në këtë tender.

    Në këtë kontekst, skandali ngre pikëpyetje të forta mbi rolin e drejtuesve të institucionit, përfshirë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, dhe mbi mënyrën se si është administruar një procedurë që tashmë ka kaluar nga një tender teknik në një çështje me potencial të lartë penal dhe nëse ka një dakordësi mes tij dhe Sekretares së Përgjithshme për të paracaktuar fituesit.

    Ngjashmëritë me skemën e AKSHI-t janë të qarta: Kompani të njëjta, aktorë të njëjtë dhe një model i përsëritur ndërhyrjeje në procedura për të orientuar fituesin.

    Duket se kemi të bëjmë jo thjesht me një rast të izoluar, por me një model të strukturuar të manipulimit të tenderëve publikë që po zhvendoset nga një institucion në tjetrin. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.