Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?

    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?

    Aktualitet Nga InfoNews06.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?
    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?

    VLORË – Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në konfliktin e armatosur në ambientet e “Regina Palm” në Vlorë, ku u përplasën grupet e biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj.

    Për Luan Muçën, pronarin e kompanisë “Delta Group”, gjykata ka vendosur masën “detyrim për paraqitje”.

    Reklamë

    Ndërkohë, për Mandrit Lleshajn, pronarin e kompanisë së sigurisë “SWAT Security”, rojet e së cilës shoqëronin Muçën, është caktuar masa “arrest në burg”. E njëjta masë është vendosur edhe për shtetasin nga Kosova, Blerim Hetën, si dhe për Klaudio Lleshajn.

    Për Angjelo Breshanin, personi që dyshohet se ishte pjesë e grupit të Vasil Bedinajt dhe që qëlloi me armë në drejtim të automjetit “Range Rover”, gjykata ka vendosur “arrest në shtëpi”.

    Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    Përplasja dhe versionet e palëve

    Çështja po hetohet nga strukturat e krimeve të rënda në Policinë e Vlorës.

    Sipas një prej pistave të hetimit, shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një pretendim për një gjobë prej 5 milionë eurosh, për të cilën biznesmeni Vasil Bedinaj ka akuzuar Luan Muçën.

    Muça i ka kundërshtuar këto pretendime në dëshminë e tij, duke deklaruar se konflikti nuk kishte lidhje me një gjobë, por me një çështje pronësie në bregdetin e jugut. Sipas versionit të tij, përplasja lidhet me pretendime mbi ligjshmërinë e dokumentacionit të pronës.

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    Pas konfliktit në ambientet e hotelit, dy persona të përfshirë në ngjarje janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

    Gjatë hetimeve është zbuluar gjithashtu se dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt ishin punonjës të Policisë Ushtarake. Për ta është marrë masa e pezullimit nga detyra.

    Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur

    Rama: Bëhet fjalë për tokë shtetërore

    Përplasja e armatosur shkaktoi reagime të shumta publike, ndërsa Policia dhe Prokuroria deklaruan se po kryenin një hetim të thelluar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Vasil Bedinaj gënjeu? Reagon Luan Muça: Ja si është e vërteta…

    Edhe kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me konfliktin. Sipas tij, në qendër të përplasjes ishte një tokë shtetërore, për të cilën ai deklaroi se shteti do ta rimarrë dhe do ta përdorë për kthimin e sipërfaqes në ullishte.

    Pronari i Delta Luan Muça në konflikt me Vasil Bedinajn?

    Hetimet vijojnë për të sqaruar motivin e konfliktit, rolin e personave të përfshirë dhe mënyrën se si u përdorën armët gjatë përplasjes në “Regina Palm”.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026
    Aktualitet

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026
    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.