Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Më urdhëronte Mirlinda…/ Dëshmia e Daniel Shimës, SPAK zbulon tentakulat e Oktapodit te AKSHI

    Më urdhëronte Mirlinda…/ Dëshmia e Daniel Shimës, SPAK zbulon tentakulat e Oktapodit te AKSHI

    Aktualitet Nga InfoNews05.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Më urdhëronte Mirlinda…/ Dëshmia e Daniel Shimës, SPAK zbulon tentakulat e Oktapodit te AKSHI

    Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi median apo çdo person tjetër që disponon vendimet mospublimin e të dhënave për dy vendime që shpalli sot radhazi. Jo rastësisht këto dy vendime lidhen me grupin kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Apeli i Posaçëm e justifikoi këtë vendim, për shkak se cënohet hetimi. Ndërsa konkretisht bëhet fjalë për Vendimin e parë që kishte të bënte me sekuestrimet e kryera në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana. Vendimi i dytë me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në AKSHI ku mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e institucionit Mirlinda Karcanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

    Reklamë

    Vendimi i Gjykatës së Apelit për të urdhëruar ndalimin e publikimit të të dhënave lidhet me dëshminë e ish-zv.drejtorit të AKSHIT – Daniel Shima. Ndoshta disave u kujtohet lajmi i publikuar disa muaj më parë për zhdukjen pa gjurmë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t. Daniel Shima u zhduk vjeshtën e 2025 në mënyrë të mistershme për 10 orë.

    Ndonëse asokohe çështja kaloi pa shumë zhurmë veç disa publikimeve në media, dëshmia e Shimës është paraqitur si provë e re në proces nga SPAK, me qëllim që të mbeteshin në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit, përfshirë dhe ish-shefen e tij të dikurshme Mirlinda Karcanaj.

    Rrëfimi i tij në fakt është i denjë për të realizuar një serial kriminal në Netflix. Ndonëse kur u rrëmbye pak muaj më parë dhe u “rikthye” se ishte zënë me të dashurën, Daniel Shima heshti; këtë herë para prokurorëve ai ka treguar të vërteta të frikshme. Shima ka rrëfyer me detaje mënyrën sesi është rrëmbyer, si është transportuar e më tej ka fituar lirinë nga pengmarrësit. Se kë ka implikuar Daniel Shima në rrëfimin e tij, kjo mbahet në sekret të plotë. Por burime të VNA theksojnë se dëshmia e tij është një tjetër provë e fortë ndaj krerëve të grupit kriminal që kanë vepruar në AKSH.

    SPAK më herët ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët i konsideron si krerë të grupit që rrëmbente biznesmenë dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat pranë AKSHI. Ky skandal po thellohet çdo ditë e më shumë, për shkak se ditë pas dite po zbulohen prova të forta jo vetëm ndaj drejtuesve të këtij institucioni, por ndaj anëtarëve të tjerë të grupit. Shteti dhe krimi janë bërë bashkë në një dosje ku fijet mes tyre janë ngatërruar kaq keq sa nuk dallohet ku nis krimi e ku përfundon shteti. Me gjasë ditët dhe muajt në vazhdim do jenë të ngarkuara me hetime intensive në një dosje voluminoze ku për herë të parë faktohen tentakulat e botës së errët dhe në atë pjesë që mendohej të ishte më e sigurta për shqiptarët.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026
    Aktualitet

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026
    Aktualitet

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026
    Aktualitet

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesja Eva Pango goditet në fytyrë nga predha e gazit

    15.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.