Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»MISTERI/ Çfarë po fsheh Wizz Air? Asnjë shpjegim çfarë u ndodhi pasagjerëve në ajër

    MISTERI/ Çfarë po fsheh Wizz Air? Asnjë shpjegim çfarë u ndodhi pasagjerëve në ajër

    Aktualitet Nga InfoNews27.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Fluturimi W95002 i Wizz Air, i nisur nga Londra Luton drejt Tiranës më datë 20 nëntor, u detyrua të kthehej urgjentisht në aeroportin e nisjes teksa ndodhej mbi Mynih. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe, me kalimin e orëve, situata u bë edhe më e paqartë, pasi kompania nuk ofroi asnjë shpjegim të plotë për shkakun real të devijimit.

    Skyweb.al, i cili prej ditësh ka tentuar të marrë informacion të verifikuar, është përballur me bllokadë totale nga Wizz Air.

    Reklamë

    Kompania që zakonisht reagon me shpejtësi kur kritikohet për trajtimin çnjerëzor të pasagjerëve, këtë herë ka zgjedhur heshtjen, duke lënë të hapur dyert për spekulime dhe duke krijuar një standard të dyfishtë në marrëdhënien me median dhe publikun: Flasin dhe kërcënojnë me gjyqe kur duan të mbrojnë imazhin dhe heshtin kur duan të fshehin diçka.

    Çfarë po fsheh Wizz Air?!

    Skyweb.al kontaktoi edhe Albcontrol-in për të marrë informacion zyrtar mbi shkakun e devijimit dhe gjendjen e pasagjerëve që raportohet se humbën ndjenjat në bord, por institucioni shqiptar sqaroi se ngjarja u menaxhua nga autoritetet britanike dhe se vetëm ato zotërojnë të dhënat.

    Në kërkim të transparencës, Skyweb.al iu drejtua edhe aeroportit të Lutonit dhe autoriteteve vendase, por përgjigjja ishte e njëjtë: informacionin e jep vetëm Wizz Air.

    Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar përfaqësuesve të kompanisë në Tiranë dhe qendrës në Budapest, Wizz Air mbajti një heshtje të plotë dhe nuk dha asnjë detaj.

    Kjo qasje e pazakontë ka ngritur dyshime serioze, duke bërë që incidenti të interpretohet si potencialisht më i rëndë nga ç’është shpallur.

    Ajo që dihet deri tani është se pesë pasagjerë humbën ndjenjat papritur në një lartësi prej rreth 11 mijë metrash, ndërsa pas uljes në Luton avioni u rrethua nga disa autoambulanca, çka sinjalizon një emergjencë të rëndësishme mjekësore.

    Fillimisht Wizz Air pranoi vetëm se “kishte një incident mjekësor” dhe se siguria e pasagjerëve është prioriteti i tyre, por refuzoi në mënyrë kategorike të jepte detaje të tjera.

    Kur Skyweb.al pyeti nëse pasagjerët e sëmurë ishin të një familjeje, një element kyç për të kuptuar nëse mund të ketë qenë helmim, kompania zgjodhi të mos përgjigjet.

    Sipas informacionit paraprak, dy skenarët më të mundshëm janë hipoksia si rezultat i një problemi me presionin e kabinës, apo një formë helmimi.

    Hipoksia ndodh kur presioni në kabinë bie për një moment dhe trupi merr më pak oksigjen, duke shkaktuar marramendje, zbehje dhe të fikët. Në raste të tilla, devijimi është praktikë standarde, por kompanitë zakonisht japin shpjegime të detajuara për të shmangur panikun dhe spekulimet.

    Por Wizz Air, ndryshe nga standardet ndërkombëtare të transparencës në aviacionin civil, ka zgjedhur të mbyllë çdo kanal komunikimi. Kjo heshtje e pazakontë dhe e pajustifikuar vetëm sa shton dyshimet se diçka më shumë ka ndodhur në bordin e fluturimit.

    Aviacioni civil funksionon vetëm bazuar mbi sigurinë dhe besimin, dhe këto të dyja ekzistojnë vetëm kur ka transparencë.

    Skyweb.al, si portal i specializuar në çështjet e Aviacionit Civil, do të vijojë të ndjekë çështjen dhe të kërkojë shkaqet reale të incidentit, i cili po bëhet gjithnjë e më intrigues për shkak të heshtjes së kompanisë.

    Diçka nuk shkon në mënyrën si po menaxhohet kjo ngjarje, dhe publiku meriton të dijë të vërtetën. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.