Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Ndryshon ligji për drejtorët e Policisë, hiqet gara për komisariatet

    Ndryshon ligji për drejtorët e Policisë, hiqet gara për komisariatet

    Aktualitet Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit u miratuan në korrik 2024. Këto ndryshime sollën garën për postet drejtuese te blutë. Tani, drejtori i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe shefat e komisariateve do të zgjidhen me konkurs. Një komision do të përzgjedhë kandidaturat dhe do të renditë ato nga më të mirat te më të dobëtat. Gjatë zbatimit të këtij ligji, drejtuesit e fundit, Ilir Proda dhe Skënder Hita, u zgjodhën me konkurs.

    Megjithatë, pas dy vitesh, deputeti Bujar Rexha nga Partia Socialiste ka depozituar një projektligj të ri. Ai kërkon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit. Më konkretisht, Rexha kërkon heqjen e garës për postet kryesore te blutë, përveç drejtuesit madhor. Ai ka disa argumente në relacionin shpjegues për këtë propozim.

    Reklamë

    “Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të nivelit të lartë policor është kthyer në pengesë. Kjo ka ulur ndjeshëm reagimin dhe produktivitetin e veprimtarisë. Procesi konkurrimi është shumë i gjatë dhe pa efikasitet. Zhvillimi i këtij procesi ka shtuar procedurat burokratike dhe formale,” thotë Rexha në relacion.

    Ligji aktual parashikon se kur kryepolici largohet nga detyra, ai nuk mund të kthehet në një gradë më të ulët se “drejtues madhor”. Rexha propozoni që pas largimit nga detyra, t’i jepet grada “drejtues i parë”. Kjo do t’i mundësojë atij të vijojë karrierën në polici në funksione të ndryshme.

    “Një ish-Drejtor i Përgjithshëm përfaqëson një investim dekadash. Ai ka njohuri të larta dhe eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duhet të krijojmë hapësira ligjore për të vijuar karrierën. Kjo do të ndihmojë që eksperienca të mos humbasë,” thekson Rexha.

    Mandati i drejtuesit të departamentit do të ulet nga 4 në 3 vjet. Pas përfundimit të mandatit, ata do të kenë të drejtë të rikandidohen për një mandat të dytë. Propozimi për emërimin bëhet nga drejtori i përgjithshëm dhe emërohet nga ministri i Brendshëm. Për shefin e komisariatit, kërkohet që të mbajë gradën “komisar” ose “kryekomisar”.

    Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit propozohen edhe për sistemin e gradave. Aktualisht, të gjitha nivelet kalojnë nga njëra në tjetrën në 5 vite diferencë. Rexha propozon që gradat “komisar” në “kryekomisar” dhe “kryekomisar” në “drejtues” të shkurtohen në 4 vjet.

    “Një afat prej 5 vitesh për secilën gradë është shumë formal. Ky afat krijon demotivim te profesionistët që sjellin rezultate. Me këtë propozim synojmë një sistem më fleksibël,” thekson Rexha.

    Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit do t’i jepet kompetenca për të shpërblyer me rritje në gradë për raste të veçanta. Ai mund të shpërblejë punonjës të caktuar për akte heroike ose rrezikshmëri të lartë. Këto ndryshime pritet të kalojnë në komisionet parlamentare. Pas komisioneve, do të votohet në Kuvend dhe do të hyjnë në fuqi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment

    Comments are closed.

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.