Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Në bursë nafta bie, në Shqipëri rritet! A po abuzohet me çmimet? Vëzhgimi tek Bolv Oil, Gega Oil, ESP Oil, Alpet, Elda…

    Në bursë nafta bie, në Shqipëri rritet! A po abuzohet me çmimet? Vëzhgimi tek Bolv Oil, Gega Oil, ESP Oil, Alpet, Elda…

    Aktualitet Nga InfoNews10.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në bursë nafta bie, në Shqipëri rritet! A po abuzohet me çmimet? Vëzhgimi tek Gega Oil, ESP Oil, Alpet, Elda…

    Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 90 dollarë për fuçi, pasi deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se lufta kundër Iran është “pothuajse e përfunduar” kanë qetësuar pjesërisht tregjet globale të energjisë.

    Reklamë

    Sipas raportimit të agjencisë Reuters, kontratat e naftës kishin kaluar më herët 100 dollarë për fuçi dhe madje kishin arritur deri pranë 120 dollarëve, niveli më i lartë që nga viti 2022, për shkak të frikës për ndërprerje të furnizimit nga Lindja e Mesme. Megjithatë, çmimet ranë me shpejtësi pasi Trump deklaroi në një intervistë për CBS News se operacionet ushtarake kundër Iranit janë “shumë të avancuara dhe pothuajse të përfunduara”. “Mendoj se lufta është shumë e përfunduar, pothuajse. Ata nuk kanë më marinë, nuk kanë komunikime dhe nuk kanë forcë ajrore,” u shpreh ai.

    Por pavarësisht kësaj,  në disa pika të pakicës në Tiranë cmimi u rrit dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës u rrit me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër.

    Nga vëzhgimi i “Monitor” në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si:  “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër.

    Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës.

    Në pikën e pakicës së kompanisë Kastrati pranë zonës së Xhamllikut nafta po tregtohet 198 lekë për litër nga 182 lekë për litër që u shit ditën e premte.

    Po ashtu edhe në disa pika të kompanisë “Elda” çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër nga 189 lekë që u tregtua ditën e djeshme. Rritja për këtë kompani ëhstë edhe me 9 lekë të tjera.

    Shoqata e Hidrokarburave thotë se tregu i pakicës ka reflektuar ndryshimet e çmimeve në bursa pas ditës së premte.

    Në bursat e huaja ditën e premte çmimi i naftës arriti 88.9 USD për fuçi.
    Të dielën në darkë çmimet arritën në nivelin e 103 USD për fuçi dhe mëngjesin e të hënës çmimi arriti në 103 USD për fuçi.

    Ndërkohë ditën e djeshme në darkë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për ndërprerje të sulmeve në bursat e huaja çmimi i naftës zbriti në 90 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.

    Në vend, rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit fillimisht me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër. Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.

    Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.