Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Përgjimet ‘Aruba’! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët

    Përgjimet ‘Aruba’! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët

    Aktualitet Nga InfoNews02.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Përgjimet 'Aruba'! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët
    Përgjimet 'Aruba'! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Përgjimet ‘Aruba’! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët

    TIRANË-Hetimet e SPAK dhe prokurorëve Altin Dumani dhe Elida Kaçkini në dosjen e njohur si “Aruba” kanë faktuar se bankat e nivelit të dytë janë përdorur masivisht për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në një prej dhjetëra episodeve është faktuar përfshirja direkte e CEO-së së një banke dhe drejtorit të saj për të kaluar në llogaritë e dy shtetasve 400 mijë euro me argumentin “Blerje Gomone”.

    Reklamë

    Gomonja ka kushtuar realisht 850 mijë euro, por me letra në bankë, për të pastruar, justifikuar apo qarkulluar paratë, është shënuar vlera prej 400 mijë eurosh. Kjo vlerë përkon edhe me kontratën e blerjes me të cilën FIBANK ka marrë këtë mjet lundrues. Paratë kanë kaluar nga FIBANK në BKT, thuhet në dosjen “Aruba”, dhe pala blerëse e gomones rezulton të jetë Banka e Parë e Investimeve (FIBANK), e përfaqësuar nga CEO-ja e saj dhe Drejtori i Biznesit.

    Sipas përgjimeve dhe dokumenteve të sekuestruara nga SPAK, transaksioni ka pasur një mospërputhje të madhe mes vlerës reale dhe asaj të deklaruar në letra, çka sipas hetuesve shërben si metodologji e pastër për fshehje dhe qarkullim parash të dyshimta.

    “Po në të njëjtën datë, 26.05.2023, shtetasit D.Dh dhe P.Dh (në cilësinë e shitësit) kanë nënshkruar kontratën me nr. repertori 2059 dhe nr. koleksioni 620, me të cilën i kanë shitur mjetin lundrues “Uragan”, me nr. shasie GR-TEC4T113E222, palës blerëse Banka e Parë e Investimeve – Albania sh.a., regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me vendim nr. 35506, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, NIPT K72014801J, me seli në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, kati 14, Tiranë, e përfaqësuar rregullisht nga znj. Elma Lloja, shtetase shqiptare, në cilësinë e CEO dhe Drejtoreshës Ekzekutive, dhe z. Gledis Hysenaj, shtetas shqiptar, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Biznesit.

    Palët kanë rënë dakord që çmimi i mjetit lundrues të përshkruar më sipër është 400,000 euro (katërqind mijë euro). Palët deklarojnë se shuma e çmimit të shitjes do të likuidohet nëpërmjet llogarive bankare dhe do të kalojë në llogarinë e palës shitëse D.Dh pranë Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.”-thuhet në dokumentin e publikuar nga Weblajm.

    Përgjimet nga dosja 'Aruba'! CEO i FIBANK pas gomones që

    Pasi e ka blerë këtë mjet lundrues, FIBANK ia ka lënë në përdorim një biznesmeni, i cili po ashtu është pjesë e të hetuarve dhe të dyshuarve nga SPAK si pjesëtar i grupit kriminal.

    SPAK goditi më 12 qershor rrjetin e kokainës në Evropë e pastrim parash në Shqipëri, duke nxjerr në pah ‘pazare’ dhe emra të famshëm të botës së biznesit në Shqipëri. Nga takimi në Aruba, episode të trafikut të drogës, beprimet juridike dhe transferta parash pasqyrohen përmes komunikimeve në Sky Ecc. Biznesmenët Orest Sota, Orgest Bircaj dhe Ilir Shtufi janë vendosur tashmë në pranga, ndërësa Artur Shehu, i akuzuar për pastrim parash, vijon të jetë në kërkim. Në kërkim është edhe Adrian Rama, nipi i Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, ndërsa vëllai i tij u vetëdorëzua më 18 qershor.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.