Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Plasin sheshit mesazhet e brendshme! Intrigat Pacolli-Ademi, çfarë i shkruante Valoni dhe si firmosi ai

    Plasin sheshit mesazhet e brendshme! Intrigat Pacolli-Ademi, çfarë i shkruante Valoni dhe si firmosi ai

    Aktualitet Nga InfoNews01.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Plasin sheshit mesazhet e brendshme! Intrigat Pacolli-Ademi, çfarë i shkruante Valoni

    Valon Lluka, ish-administratori i shoqërisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ka reaguar për herë të parë publikisht për çështjen e aksioneve të këtij projekti, duke publikuar mesazhe private dhe dokumente që sipas tij tregojnë se procesi i kalimit të aksioneve është kryer me dijeninë dhe autorizimin e Behgjet Pacollit.

    Reklamë

    Në një postim në Facebook, Lluka shkruan se pas akuzave publike ndaj tij ka vendosur të flasë “me dokumente” dhe jo me emocione. Ai thotë se ka heshtur për muaj me radhë, pasi ka besuar se e vërteta duhej të sqarohej në institucione dhe përmes dokumentacionit zyrtar.

    Sipas Llukës, në maj të vitit 2022, Mabco Construction SA miratoi zyrtarisht shitjen e aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe e autorizoi atë për realizimin e procesit. Ai shton se vendimi dhe autorizimi janë nënshkruar, noterizuar dhe apostiluar në Zvicër.

    Më tej, Lluka thotë se në korrik 2023 është marrë një tjetër vendim për 47 për qind të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe se në të njëjtën ditë është lëshuar një prokurë e posaçme që e autorizonte të nënshkruante dokumentet dhe të kryente regjistrimet e nevojshme ligjore.

    “Është me rëndësi të kuptohet një fakt shumë i thjeshtë: një kontratë shitblerjeje aksionesh nuk mund të nënshkruhet pa vendim të aksionarëve dhe pa autorizim formal të dhënë nga vetë kompania. Këto nuk janë procedura që mund të kryhen mbi bazë iniciative personale apo pa dijeninë e palëve përgjegjëse”, shkruan Lluka.

    Ai pretendon se vendimet dhe autorizimet i janë përcjellë që nga viti 2022 drejtpërdrejt nga administrata e Mabco në Lugano, përmes komunikimeve zyrtare të kompanisë.

    Në reagimin e tij, Lluka thekson se përtej dokumenteve zyrtare ka pasur edhe komunikim të drejtpërdrejtë për zbatimin e procesit dhe dakordimet përkatëse. Sipas tij, në raste konkrete ai ka kërkuar konfirmime të drejtpërdrejta për hapat që duheshin ndërmarrë dhe ka vepruar vetëm pas konfirmimeve të marra.

    Ish-administratori i VIA-s thotë se proceset nuk janë zhvilluar në mënyrë individuale apo të fshehtë, por përmes administratës, juristëve, stafit të përfshirë në komunikime zyrtare, email-e dhe procedura institucionale të kompanisë.

    Lluka ngre pyetjen se nëse e gjithë kjo paraqitet si një “skemë” personale e tij, atëherë publiku duhet të besojë se administrata, juristët, menaxhmenti i lartë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe familjarë të ngushtë të Behgjet Pacollit nga zyra qendrore kanë qenë të përfshirë në komunikime, email-e, dokumentacion dhe noterizime pa e ditur.

    “Apo e vërteta është shumë më e thjeshtë: që procesi është zhvilluar mbi bazën e vendimeve, autorizimeve dhe dokumenteve zyrtare të kompanisë”, shkruan ai.

    Lluka mohon të ketë vepruar pa autorizim, duke theksuar se nuk ka nënshkruar asnjë dokument jashtë mandatit të dhënë.

    “Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument pa autorizim. Nuk kam vepruar asnjëherë jashtë mandatit të dhënë. Kam bërë vetëm atë që dokumentet më kanë autorizuar të bëj”, deklaron ai.

    Publikimi i mesazheve dhe dokumenteve vjen pas akuzave të mëparshme publike për procesin e kalimit të aksioneve në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Lluka thotë se dokumentet e publikuara janë vetëm një pjesë e komunikimeve dhe akteve zyrtare që ekzistojnë për këtë çështje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.