Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    Aktualitet Nga InfoNews16.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…


    Në zonën e Bllokut në Tiranë pritet të hapë dyert një degë e Ziraat Bank, bankës shtetërore turke. Me hyrjen në tregun shqiptar, ajo do të bëhet institucioni i dytë bankar me kapital turk në vend, pas Banka Kombëtare Tregtare.

    Reklamë

    Hapja e saj vjen në një kohë kur tregu bankar në Shqipëri ka parë zhvillime kontradiktore: ndërsa popullsia vazhdon të zvogëlohet për shkak të emigrimit, numri i ndërtesave të reja dhe institucioneve financiare po rritet. Paralelisht, administrata publike ka arritur afërsisht në 200 mijë të punësuar.

    Në vitet e fundit disa banka të huaja janë larguar nga tregu shqiptar, mes tyre Veneto Bank, Société Générale, National Bank of Greece dhe së fundmi Alpha Bank. Ndërkohë, Raiffeisen Bank po ndjek një strategji të tërheqjes graduale nga disa tregje të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

    Ziraat Bank njihet për profilin e saj të fortë në kreditimin e bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit. Megjithatë, aktiviteti ndërkombëtar i bankës ka qenë në disa raste objekt shqyrtimi nga autoritetet rregullatore.

    Një nga rastet lidhet me filialin gjerman Ziraat Bank International AG me seli në Frankfurt, i cili gjatë viteve 2021–2022 u vendos nën mbikëqyrje të shtuar nga autoriteti financiar gjerman BaFin. Autoriteti vendosi masa si kufizime në dhënien e kredive të mëdha, rritje të kërkesave për kapital, kufizime në pranimin e depozitave dhe emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm për të monitoruar aktivitetin e bankës.

    Po ashtu, autoritetet gjermane kanë zhvilluar hetime për dyshime për pastrim parash, duke përfshirë edhe kontrolle në zyrat e bankës në Frankfurt dhe sekuestrim pajisjesh, në kuadër të hetimeve për transaksione të dyshimta që lidhen me biznesmenë turq.

    Edhe në Shtetet e Bashkuara aktiviteti i bankës është vënë nën vëzhgim. Në vitin 2014, Rezerva Federale monitoroi filialin e bankës në Nju-Jork për dyshime mbi shkelje të sanksioneve ndaj Iranit. Më vonë, banka mbylli operacionet e saj retail në SHBA.

    Emri i Ziraat Bank është përmendur edhe në procesin gjyqësor të lidhur me çështjen Reza Zarrab në SHBA, ku u ngritën pretendime për mekanizma që mund të përdornin banka turke për të anashkaluar sanksionet ndaj Iranit. Autoritetet turke i kanë mohuar këto pretendime.

    Ndërkohë, në Turqi banka ka qenë objekt debatesh politike. Në vitin 2021, përfaqësues të opozitës nga Partia Republikane e Popullit (CHP) ngritën dyshime për një kredi prej rreth 750 milionë dollarësh të dhënë për Demirören Group, duke pretenduar se kredia nuk ishte shlyer dhe duke paraqitur një kallëzim penal për mashtrim dhe abuzim detyre.

    Sipas akuzave të opozitës turke, janë ngritur gjithashtu pretendime për huadhënie të favorizuar ndaj kompanive të konsideruara pranë qeverisë, përfshirë financime të diskutueshme që lidhen me sektorin e telekomunikacionit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.