Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    Aktualitet Nga InfoNews13.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një kat të dyshuar si të ndërtuar pa leje mbi “Hotel Oasis”, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

    Bëhet fjalë për një strukturë të re ndërtimore me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
    Objekti figuron në emër të shtetasit Alqi Papa që është vënë nën hetim për ndërtim pa leje.

    Reklamë

    Prokuroria e Sarandës kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, kërkesë që u pranua nga gjykata më 12 maj 2026.

    Menjëherë pas vendimit, prokurorja Silvana Belishta urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të masës së sigurisë nga ana e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, bashkë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
    Njoftimi:

    Me kërkesë të Prokurorisē Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli, shtetasi A.P. nën hetim për ndërtim pa leje
    Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P.
    Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar për veprat n penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shpērdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine t valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues.
    Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.
    Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik.
    Sa më sipër, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë u vendos masa e ë sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, të dyshuar si e ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment

    Comments are closed.

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.