Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Rolling Hills dhe Green Coast çerdhe për pastrim parash, sekuestrohet një tjetër vilë e blerë me para krimi!

    Rolling Hills dhe Green Coast çerdhe për pastrim parash, sekuestrohet një tjetër vilë e blerë me para krimi!

    Aktualitet Nga InfoNews29.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rolling Hills dhe Green Coast çerdhe për pastrim parash
    Rolling Hills dhe Green Coast çerdhe për pastrim parash
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rolling Hills dhe Green Coast çerdhe për pastrim parash, sekuestrohet një tjetër vilë e blerë me para krimi!

    Prokuroria e Tiranës njoftoi të hënën se kishte sekuestruar 18 pasuri në emër të noteres Sanja Telhallari dhe të familjarëve të saj, me dyshimin se ishin financuar nga ish-bashkëshorti i dënuar për krime të rënda në Itali.

    Reklamë

    “Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, shtetasja S.T. ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në kompleksin ‘Rolling Hills’. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare,” thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.

    Prokuroria ngre dyshime se të ardhurat që kanë shërbyer për pasurinë vijnë nga ish-bashkëshorti i saj Klodian Porja, i identifikuar në njoftim si K.P. Sipas prokurorisë, ky i fundit “është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.”

    Kjo sjellë dhe njëherë në vëmendje situatën tek komlekset luksoze si Rollin Hills apo dhe Green Coast, ku vitet e fundit janë sekuestruar nga SPAK dhe Prokuroritë disa vila me vlera prej miliona eurosh të blera me para krimi. Pa një filtër të fortë ligjor e financiar, ekziston rreziku real që Green Coast, Rolling Hills dhe projekte të ngjashme të përdoren si mburojë për pastrimin e parave, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe duke forcuar ekonominë kriminale.

    I dënuar për vrasje e drogë! Si i justifikoi paratë Kristian Koni në Green Coast dhe Rolling Hills, pagoi “cash” apo i pastroi në banka?

    Rreth një muaj më parë, Policia e Tiranës njoftoi sekuestrimin e 26 milionë e 500 mijë eurove pasuri të biznesmenit Kristian Koni, 45-vjeçar i arrestuar më herët për trafik droge në Itali. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 19 prona, 2 automjete luksoze dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij. Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e këtyre pasurive janë edhe vila luksoze në Shqipëri, të blera në zonat më të shtrenjta të vendit: Green Coast Resort dhe Rolling Hills. Sipas tregut, një vilë në Green Coast varion nga 900 mijë euro deri në 1.5 milionë euro, çmime të ngjashme edhe për rezidencat elitare të Rolling Hills.

    Çfarë pritet nga SPAK?

    Ky rast pritet të vendosë përpara një test të rëndësishëm SPAK-un dhe institucionet e kontrollit financiar:
    • A do të nisin hetime mbi skemat e blerjes së pronave luksoze me para të krimit?
    • A do të krijohen rregulla të reja që të detyrojnë kompanitë dhe bankat të raportojnë burimin e fondeve për çdo transaksion mbi një nivel të caktuar

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.