Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    Aktualitet Nga InfoNews13.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    InfoNews zbardh për herë të parë detaje nga dosja hetimore për grupin kriminal të Inez Hajrullës që u goditën në muajin mars. Përgjimet në SKYEcc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për t’i goditur. Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin. Por në pamundësi për të shkuar për të shkuar tek Fatmir Hyseni, që konsiderohet edhe si hije për drejtësinë, vendosin t’i presin krahët përpara se ti sulmojë. Dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri. Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore.

    Reklamë

    Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, për të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime. Informacioni që vinte nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn.
    SPAK thotë se këta dy të fundit, pra Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupin që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios. Faktet janë evidentuar pas kryerjes së ekzekutimit, ku dyshja në fjalë interesohet për çdo detaj gjatë bisedave në SKY ECC.

    ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca
    INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance
    Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.
    Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit. Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.
    ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’
    INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!
    ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?
    INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njërzit që kanë dhënë informacion
    ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…
    18 gëzhoja u gjetën në vendin ku u vra Gentian Qarri. Makina që përdorën autorët dhe që e dogjën ishte një “Toyota Auris” e vjedhur në Greqi. SPAK identifikoi vetëm Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën si porositës, financues dhe koordinues të veprimeve më datë 06.02.2021, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Gentjan Qarri. Ekzekutorët ende nuk dihet se kush janë.
    Hetimet për këtë grup kriminal i dhanë përgjigje edhe disa pretendimeve në media, se si drejtuesi policor Rezart Kuçi, shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale. Faktet flasin se ishte vënë në shërbim të grupit të Vlorës, ku jepte informacione që u nevojiteshin.
    Në një episod, ai shfaqet duke biseduar me Flodian Plakun, 5 vite para se të arrestohej në gusht të 2025, në Orikum, si pjesëmarrës në ekzekutimin e Gentian Bejtjas në Fush-Krujë. Plaku kërkon informacione nga Kuçi për prezencë policie në banesën e tij në Vlorë, dhe pasi interesohet, kuptohet që është për një çështje të autoriteteve italiane, që i kishin dhënë lirinë po atë ditë, por që shihet shqetësimi i palëve mos është zbuluar diçka tjetër. Kuçi i thotë se është bërë me zell nga prokurori shqiptar, teksa e këshillon të qëndrojë disa ditë brenda banesës. Plaku nuk kursen batutat.
    FLODJAN PLAKU: Vlla, tani me thanë që mi ka lënë prokurori sepse e ka marrë vesh që më kanë liruar dhe i ka lënë me shërbim ruajtje në arrest 24 orë derisa t’vij konfirmimi po besoj nesër maksimumi pasnesër vin dhe më lën t’lir
    REZART KUÇI: S’besoj të ketë noi gjë për tu shqetësuar. Po pse i ke q*re gruan ti atij? Që e paska marrë kaq me vrullë ai. Ok shumë mirë
    FLODJAN PLAKU: Po i ka ardh inat pse s’më çoj në Itali e më liroi Italia më para hahaha
    REZART KUÇI: Mirë mos luj se si dihet. Se mos sjell noi shërbim tjetër përveç atyre që shef ti. Mbështillu në shpi sa të vijnë letrat
    FLODJAN PLAKU: Po po vlla kudo vete se mezi i mbylla në Itali, më mirë duroj ca ditë brenda t’njoh dhe t’shpis se I kemi harruar fytyrën haha
    REZART KUÇI Hahhaahhahahahhaha
    Për këtë rast, punonjësi i policisë i ngarkuar me detyrimin ligjor për ruajtje të sekretit hetimor, zbatimin e ligjit, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka nxjerr informacion konfidencial operacional, duke rrezikuar dështimin e operacionit, si dhe ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, rendin juridik dhe besimin e publikut tek organet e rendit.
    Në një episod tjetër, Rezart Kuçi, rezulton se ka shkuar me shërbim për kërkimin e një personi dhe në banesën ku ka shkuar ka gjetur një aparat celular. Gjatë këqyrjes së aparatit celular është evidentuar nga ana e tij një mjet gomone. Ai ia çon foton e Gomones Ervis MAtodashajt dhe ky I fundit I thotë se është e një shokut të tij. Pasi mëson këtë, oficeri e fshin foton nga celulari I sekuestruar, duke dëmtuar provat materiale.
    Tjetër episod, ku Rezart Kuçi, kontaktohet nga një përdorues i paidentifikuar nga SPAK në SKY ECC. I kërkohet informacion mbi vendndodhjen e një shtetasi me emrin Bujar A. Sipas kërkuesit, ka një detyrim 40 mijë eurosh për çështje droge dhe se jeton në Ankona. Pas disa orësh, Rezart Kuçi i dërgon të dhënat që iu kërkua nga bashkëbiseduesi shoqëruar me fotografi personale. Për detaje shtesë rreth vendndodhjes dhe profilit të personave që kërkon, oficeri i policisë lë takim në Tiranë, por pala tjetër nuk shkon, por i dërgon mikun e tij të interesuar. Kuçi flet me të edhe se sa para ti kërkojë.
    REZART KUÇI: Ça thua s’je këtu ti?
    РC70ТO: Ika mjes jam n’Tiran vlla janë te ‘Davinci’ ata çunat për 5 min aty po ulen. Ika se kisha takim mu desh patjetër të vija janë 600 mij euro borxh këtej nuk po më hyjnë në sy ato me 40 aty 20 hahaha…takoj ti po s’ke punë vlla ke Iliri i gjen
    REZART KUÇI: O vlla duhet të ishe këtu sot. Ose e linim për ditë tjetër.
    PC70TO: O vlla po kisha takim në Tiranë sot për punë Turqis po tako atë qerosin vlla atë shokun tim e njëjta është pa merak fol me të vlla. I thash e kam shok për ty por pa lekë nuk bëhen punët e di vetë ai vlla më tha ndaj fol pa merak me të. O vlla, më thuj sa lek ti them, që mos të jesh siklet ti fare…

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.