Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si i vodhi stafi i BKT 1 milion dollar nga klientët, INSIG nuk pagoi dëmin

    Si i vodhi stafi i BKT 1 milion dollar nga klientët, INSIG nuk pagoi dëmin

    Aktualitet Nga InfoNews14.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si i vodhi stafi i BKT 1 milion dollar nga klientët, INSIG nuk pagoi dëmin

    16 vite më parë, stafi i Bankës Kombëtare Tregtare në Vlorë përvetësoi duke vjedhur rreth 1 milion dollarë nga llogaritë e klientëve të ndryshëm. Pas disa kohësh hetime, autorët u identifikuan dhe u dënuan nga drejtësia, ndërsa banka kërkoi dëmshpërblim nga kompania e sigurimit INSIG duke dorëzuar policën e prerë sipas kontratës. Vjedhja e klientëve, në kufijtë e një skandali që zgjat prej afro dy dekadash, u shndërruar edhe në një betejë ligjore mes Bankës BKT dhe kompanisë së sigurimit INSIG.

    Reklamë

    Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë ankimin e BKT-së, duke i hapur rrugë rigjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë, aty ku më herët rekursi i bankës ishte rrëzuar. Ndërkohë, pretendimet e INSIG, të përfaqësuar në proces nga drejtori i përgjithëm i kompanisë, z. Kadri Morinaj, janë rrëzuar.

    Por si ndodhi vjedhja prej 1 milion dollarësh në 2010?

    Vjedhja ndodhi në vitin 2010, gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës së sigurimit, kur një punonjës i bankës përvetësoi shuma të konsiderueshme nga llogaritë dhe depozitat e klientëve në degën e Vlorës. Ngjarja u zbulua nga kontrolli i brendshëm i bankës dhe lidhej me veprime të paligjshme në administrimin e llogarive bankare, duke shkaktuar një dëm të madh financiar.

    Vjedhja u krye nga ish-punonjësi i bankës G.H., në bashkëpunim me shtetasin F.H., gjatë vitit 2010. Ata u shpallën fajtorë me vendim të formës së prerë për disa vepra penale, si vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike.

    Pas zbulimit të ngjarjes në vitin 2010, banka kërkoi nga shoqëria e sigurimit INSIG dëmshpërblimin prej 1,000,000 USD sipas policës së sigurimit, si dhe interesat për vonesën në pagesë, pasi siguruesi nuk e njohu menjëherë rastin si të mbuluar.

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë pranoi padinë e bankës dhe detyroi shoqërinë e sigurimit të paguante 1,000,000 USD dëmshpërblim, së bashku me interesat, duke vlerësuar se rasti hynte në mbulimin e policës së sigurimit.

    Gjykata e Apelit Tiranë ndryshoi vendimin dhe rrëzoi padinë, duke arsyetuar se banka kishte siguruar tashmë dëmshpërblim nga autorët e dëmit dhe nuk mund të përfitonte dy herë, si dhe duke vënë në dyshim vlefshmërinë dhe kushtet e kontratës së sigurimit.

    Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e bankës, me arsyetimin se nuk plotësonte kriteret ligjore, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, shkruan WebLajm.

    PËR KËTO ARSYE,
    Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1,
    shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për
    organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të
    ndryshuar, njëzëri,

    V E N D O S I:

    Pranimin e kërkesës.
    Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-4553, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të
    Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
    Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
    Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.