Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën
    Aktualitet Nga InfoNews29.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën
    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si u rrah kamarieri te Flar Boutique Hotel në Golem! Pronarët nuk i dhanë rrogën

    Një ngjarje e rëndë është parandaluar në zonën e Golemit, e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 18-vjeçar, i identifikuar si Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit “Flar”, në zonën e Malit të Robit, dyshohet se është dhunuar pasi ka kërkuar pagën e tij.

    Sipas policisë, i riu është goditur nga dy djemtë dhe dhëndri i pronarit të hotelit, si edhe nga një 20-vjeçar, shok i tyre.

    Reklamë

    Pas marrjes së informacionit për dhunimin e nipit të tij, xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melison Nela, është nisur i armatosur drejt hotelit, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që kishin dhunuar të riun.

    Biznes elitar në Golem! Pronari nuk i jep pagesën dhe rreh kamarierin, xhaxhai shkon për t’i vrarë

    Policia ka ndërhyrë në kohë, duke ndaluar automjetin e 47-vjeçarit pranë zonës, përpara se ai të mbërrinte në hotel. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine u gjet një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë.

    Melison Nela u arrestua nga policia, ndërsa për dhunimin e 18-vjeçarit u arrestuan Florian Habilaj, 28 vjeç, djali i pronarit të hotelit, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç. Ndërkohë, Arbër Habilaj, 36 vjeç, djali tjetër i pronarit, është shpallur në kërkim.

    Dhëndëri 36-vjeçar i pronarit të hotelit po hetohet në gjendje të lirë.

    Gjatë kontrolleve në hotel, policia konstatoi se vendi ku kishte ndodhur konflikti ishte pastruar. Gjithashtu, ishte hequr pajisja ku ruheshin pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa kabllot e kamerave ishin prerë.

    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për personat e përfshirë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.