Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si u shfry skandali i BANKERS…a do ketë SPAK guximin për t’i shkuar në fund aferës

    Si u shfry skandali i BANKERS…a do ketë SPAK guximin për t’i shkuar në fund aferës

    Aktualitet Nga InfoNews11.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 7 janar lirimin nga qelia të CEO-s së kompanisë Bankers, Hongping Xiao, i akuzuar për mashtrim me të ardhurat, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre. Sipas vendimit të gjykatës, Xiao do të hetohet në masën e “arrestit në shtëpi”.

    Në njoftimin e shpërndarë nga gjykata bëhet me dije se është pranuar kërkesa e Xiao për lehtësimin e masës së sigurisë dhe është vendosur lirimi i menjëhershëm i tij nga ambjentet e paraburgimit. Po ashtu, është urdhëruar që kërkuesi të mos largohet nga banesa ku jeton. Ndërkohë, është rrëzuar kërkesa e të hetuarit tjetër për këto afera, Lianyi Wang. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela.

    Reklamë

    Xiao u arrestua në fillim të korrikut, së bashku me drejtues të tjerë të kompanisë koncesionare të shfrytëzimit të rezervave të naftës në Patos- Marinzë. Prokuroria i akuzon ata për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal. Pas caktimit të masave të sigurimit personal, çështja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

    Sipas prokurorsë, të hetuarit i kanë shkaktuar Shqipërisë humbje në miliona euro duke përdorur mashtrimin me TVSH-në. Kompania premtoi bashkëpunim për hetimin, por pretendoi se Tatimet i kishin borxh 36 milionë dollarë në rimbursim TVSH-je.

    Në muajin nëntor të vitit të kaluar, u lirua edhe ish-administratori i Bankers, Leonidha Çobo, ndaj të cilit u vendos po ashtu masa “arrest në shtëpi”.

    Bankers Petroleum LTD mori me koncesion në vitin 2004 fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, me rezervat më të mëdha të naftës në Europën kontinentale. Kompania me seli në Kanada iu shit një kompanie kineze në vitin 2016.  Kjo nuk është hera e parë që Bankers përballet me akuza nga autoritetet shqiptare.

    HISTORIA PAS BANKERS?

    Prokuroria e Fierit njoftoi  se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare.

    Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim.

    Prokuroria tha se të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal”.

    Në një reagim publik pas arrestimeve, Bankers deklaroi se po bashkëpunonte me autoritetet për të bërë transparencë, por tha se ishin Tatimet që i detyroheshin asaj rimbursim TVSH-je në vlerë 36 milionë dollarë.

    “Në përgjigje të hetimeve të fundit rregullatore, BPAL dhe kompania jonë mëmë, BPL, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare”, thuhet në njoftimin e ndarë nga kompania. Kompania bëri me dije se do të emëronte një përfaqësues të lartë për të garantuar bashkëpunim të plotë dhe transparencë.

    Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum dhe drejtuesit e saj ishin përgjegjës për shmangie të detyrimeve në “miliona euro”. “Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Sipas akuzës, kompania kishte eksportuar dhe shitur 532 miliardë lekë naftë apo rreth 5 miliardë euro, por kishte deklaruar humbje në shumën 11 miliardë lekë apo rreth 110 milionë euro përgjatë gjithë periudhës. Prokuroria e mori indicien nga një hetim i Drejtorisë së Hetimit Tatimor, sipas së cilës kjo humbje vjen për shkak se kompania ka “rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese”.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe prokurori i çështjes, Elion Mustafaj i tha BIRN se hetimet ishin në vijim. Ai tha se pavarësisht kohës së kaluar, veprat penale në hetim nuk ishin parashkruar. “Po hetojmë ato vepra që nuk janë parashkruar”, tha Mustafaj.

    Bankers nuk iu është përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të prokurorisë, por në njoftimin për media kompania tha se prej 2016, kur pronësia ndërroi duar, kishte implementuar ndershmëri dhe transparencë.

    Kompania pretendoi gjithashtu se Shqipëria kishte përfituar nga puna e saj.

    “Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare”, tha kompania. Sipas saj, po ashtu ishin dhënë 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve.

    Kompania këmbënguli se do mbështeste hetimet. “Respektojmë dhe mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

    Bankers Petroleum është themeluar në vitin 2004 si një kompani e vogël e regjistruar në bursë, ndërsa ajo u fuqizua me shpejtësi përgjatë viteve në vijim pasi mori me koncesion shfrytëzimin e burimeve të naftës në Patos – Marinzë, e cila është burimi më i madh i prodhimit të naftës në Shqipëri.

    Kompania nënshkroi një kontratë hidrokarbure me qeverinë shqiptare në vitin 2004, në bazë të së cilës, fitonte të drejtën për të shfrytëzuar burimin e naftës Patos-Marinzë. Kontrata parashikonte që Bankers duhej të investonte për të rritur prodhimin e naftës dhe duhej t’i paguante qeverisë shqiptare 50 për qind normë fitimi pasi të shlyente investimet fillestare. Në vitin 2016 aksionet e kompanisë u shitën te një grup i ri investitorësh.

    Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e vendit hetojnë kompaninë Bankers Petroleum, të cilën e kanë akuzuar për mospagim të plotë të detyrimeve ndaj shtetit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore akuzoi Bankers në vitin 2012 për shmangie të pagesave ndaj shtetit përmes nënkontraktimeve të shtrenjta. Çështja u dërgua në arbitrazh dhe në verën e vitit që shkoi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës njoftoi se shteti shqiptar kishte fituar padinë në arbitrazh.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026
    Aktualitet

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026
    Aktualitet

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026
    Aktualitet

    Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    11.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.