Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Skandali i spiunazhit financiar te Intesa Sanpaolo! Si u vëzhguan 3600 llogari, mes tyre Presidenti dhe Kryeministri

    Skandali i spiunazhit financiar te Intesa Sanpaolo! Si u vëzhguan 3600 llogari, mes tyre Presidenti dhe Kryeministri

    Aktualitet Nga InfoNews01.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Skandali i spiunazhit financiar te Intesa Sanpaolo! Si u vëzhguan 3600 llogari, mes tyre Presidenti dhe Kryeministri
    Skandali i spiunazhit financiar te Intesa Sanpaolo! Si u vëzhguan 3600 llogari, mes tyre Presidenti dhe Kryeministri
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për vite me radhë, ai dyshohet se ka kontrolluar llogaritë bankare të më shumë se 3,500 klientëve të Intesa Sanpaolo, përfshirë edhe llogaritë e 23 “personave të ekspozuar politikisht”, mes tyre kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

    Skandali i spiunazhit financiar te Intesa Sanpaolo

    Reklamë

    Prokuroria e Barit ka përfunduar hetimet ndaj ish-punonjësit të degës së bankës në Bisceglie, 54-vjeçarit nga Bitonto, Vincenzo Coviello, i cili u pushua nga puna në gusht 2024, pasi banka zbuloi veprimtarinë e tij të spiunimit. Së shpejti, prokuroria mund të kërkojë dërgimin e tij në gjyq, duke e akuzuar për hyrje të paautorizuar në sistemin informatik, marrje të paligjshme të informacioneve që lidhen me sigurinë e shtetit, shkelje të shumta dhe sistematike të legjislacionit për mbrojtjen e privatësisë, si dhe zbulim të sekretit zyrtar.

    Dështimi i Intesa San Paolo! Si iu vodhën 100 milionë euro nëpërmjet një telefonate ordinere

    Pozita e bankës është mbyllur me vendim për mosfillim/mbyllje të procedimit disa muaj më parë. Prokuroria thekson se banka “që nga fazat e para të hetimit ka demonstruar bashkëpunim proaktiv dhe vullnet për transparencë absolute”. Hetuesit kanë konstatuar “përshtatshmërinë e modelit organizativ” dhe “mungesën e dukshme të çdo interesi apo përfitimi të bankës”, e cila, përkundrazi, “ka pësuar një dëm shumë të rëndë”.

    Nga viti 2020 deri në vitin 2024, hetuesit e karabinierëve, me ndihmën e ekspertëve teknikë të specializuar në luftën kundër krimit kibernetik dhe nën koordinimin e prokurorit Roberto Rossi dhe prokurores Bruna Manganelli, kanë dokumentuar se punonjësi, duke përdorur kredencialet e tij, dyshohet se ka monitoruar në mënyrë “të fshehtë, sistematike dhe të zgjatur” të dhënat financiare të 3,572 klientëve, në një veprimtari të mirëfilltë “spiunazhi financiar”.

    Mes personave të prekur, përveç Melonit dhe Mattarellës, ishte edhe presidenti i Senatit Ignazio La Russa dhe ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto. Gjithashtu, në listë ishte edhe Silvio Berlusconi, të dhënat e të cilit dyshohet se janë kontrolluar deri në ditën e vdekjes së tij, më 12 qershor 2023; nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian Raffaele Fitto; ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese Giuliano Amato; ish-kryeministri Mario Draghi; ish-zëvendëskryeministri Luigi Di Maio; ish-ministret Carfagna, Santanchè dhe Gelmini; si dhe ish-guvernatori i Bankës së Italisë, Ignazio Visco.

    Klientët e Raiffeisen Bank nuk gjejnë qetësi nga sulmet për vjedhjen e parave

    “Mbledhja e këtyre të dhënave sensitive ka ekspozuar ndaj një rreziku serioz sigurinë e institucioneve demokratike”, deklaron Prokuroria, duke theksuar se “mbrojtja e sigurisë kibernetike dhe lufta kundër çdo forme të spiunazhit financiar përbëjnë një nevojë absolute dhe të domosdoshme për mbrojtjen e vendit”.

    Pozita e shtatë punonjësve të tjerë të bankës, të akuzuar për sjellje të ngjashme, por më pak të rëndësishme, është veçuar dhe dosjet përkatëse u janë dërguar për kompetencë prokurorive të tjera.

    Pra, sipas prokurorëve të Barit, bëhet fjalë për një fenomen jo të izoluar, i cili është “shenjë e një cenueshmërie shqetësuese ndaj tundimit të kuriozitetit të paligjshëm ose të mbledhjes së paligjshme të dosjeve dhe informacioneve”.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.