Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervis Qose plagos me armë zjarri Dod Legisin në Shkozë

    15.10.2026

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Tenderi 2.4 Milionë Euro i AKSHI-t rifillon! SPAK nuk e zë gjumi, ndjek drejtuesit e skemës së dyshimtë

    Tenderi 2.4 Milionë Euro i AKSHI-t rifillon! SPAK nuk e zë gjumi, ndjek drejtuesit e skemës së dyshimtë

    Aktualitet Nga InfoNews05.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) zhbllokoi , pas gati një viti pezullim, një nga tenderët më të debatueshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me vlerë rreth 2.4 milionë euro. Vendimi i KPP-së i hap rrugën rifillimit të procesit të vlerësimit të ofertave.

    Bëhet fjalë për procedurën “Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimin Social”, me fond limit rreth 2.4 milionë euro.

    Reklamë

    Si nisi çështja

    Procedura u shpall në dhjetor 2024 dhe, në qershor 2025, fituese u shpall bashkia e operatorëve Advanced Business Solutions (ABS) dhe Synapse, me një ofertë rreth 1.9 milionë euro. Pak ditë më vonë, AKSHI anuloi procedurën duke pretenduar “mungesa në dokumentacion”, duke e kthyer tenderin nga fillimi.

    ABS dhe Synapse u ankuan në KPP, e cila në korrik vendosi pezullimin e çdo veprimi nga AKSHI deri në shqyrtimin e plotë të pretendimeve.

    Përveç tyre, në garë ishte edhe bashkimi IMAGE & COMMUNICATION DEVELOPMENT – HardTech shpk, me një ofertë afro 2.3 milionë euro. Një tjetër kompani, NAOL shpk, shprehu interes, por pa dorëzuar ofertë.

    Zhvillimet me hetimet e SPAK

    Zhbllokimi i tenderit ndodhi pak ditë pasi në SPAK u shfaqën zhvillime të rëndësishme lidhur me hetimet për disa procedura të teknologjisë së informacionit. Sipas burimeve të Skyweb.al, ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është marrë në pyetje nga prokuroria për rreth tre orë në lidhje me rreth 12 tenderë të dyshuar për parregullsi.

    Po ashtu, biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë Soft & Solution, si dhe Gerond Meçe, drejtues i Advanced Business Solutions, raportohet se po verifikohen për rolin e tyre në disa procedura të AKSHI-t. Burimet theksojnë se SPAK po shqyrton edhe arsyet e tërheqjes së papritur të ankimeve nga Meçe në disa tenderë ku ai kishte paraqitur kundërshtime të njëpasnjëshme.

    Çfarë pritet më tej

    Me vendimin e KPP-së, tenderi i bllokuar prej muajsh kthehet për vlerësim nga e para dhe AKSHI duhet të rishqyrtojë ofertat e operatorëve ekonomikë.

    Hetimet e SPAK për procedurat e teknologjisë së informacionit vijojnë, ndërsa pritet të sqarohet se si janë administruar fondet publike në tenderët e viteve të fundit dhe nëse do të ketë referime të mëtejshme penale.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervis Qose plagos me armë zjarri Dod Legisin në Shkozë

    15.10.2026
    Aktualitet

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026
    Aktualitet

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026
    Aktualitet

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026
    Aktualitet

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervis Qose plagos me armë zjarri Dod Legisin në Shkozë

    15.10.2026

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.