Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Tenderi E-GATE merr në qafë OBP! Ping Pong me 1.4 mln euro! I mori AlbaScan, më pas iu dhanë humbësve

    Tenderi E-GATE merr në qafë OBP! Ping Pong me 1.4 mln euro! I mori AlbaScan, më pas iu dhanë humbësve

    Aktualitet Nga InfoNews09.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tenderi E-GATE merr në qafë OBP! Ping Pong me 1.4 mln euro! I mori AlbaScan, më pas iu dhanë humbësve
    //////

    Një hetim i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka vënë në fokus Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), pas dyshimeve për parregullsi në shqyrtimin e një tenderi për instalimin e portave elektronike e-Gate në portet e Durrësit dhe Sarandës.

    Reklamë

    SPAK ka kërkuar të gjithë dokumentacionin që lidhet me procedurën e prokurimit, përfshirë vlerësimin fillestar të ofertave, procesin e ankimit dhe vendimmarrjen e KPP-së, pasi dyshohet për elementë të një afere korruptive.

    Po të njëjtat burime konfirmojnë se, hetimi ka lindur fillimisht nga një procedim tjetër penal, por gjatë verifikimeve prokurorët kanë hasur indicie që lidhen me këtë tender dhe me mënyrën se si është trajtuar ankimi në KPP.

    OBP nën sitën e SPAK, hetohen tenderat e “e-Gate” në portin e Durrësit dhe Sarandës

    Tenderi ishte zhvilluar në muajin maj nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

    Tenderi rezulton të jetë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në muajin Shkurt 2026. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani mes të cilave “Communication Progress” e Gentian Likaj, “PC Store”, “In Continu ET Services Sas”, “Infosoft Systems”, “TCN” e Adrian Shehut, “Novus”, “AlbaScan”, “Image & Communications Development”, “Dermalog Identification Systems” dhe të tjerë.

    Ndërsa fituesi është shpallur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i lidhur mes dy kompanive, “AlbaScan” e Elision dhe Elton Jorgjit që në këtë format pjesëmarrje (BOE) zotëron 65 për qind të tenderit dhe “Image & Communications Development” e Igli Gjelishtit, që zotëron 35 për qind të tenderit.

    Këto dy kompani janë shpallur fituese nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke çuar ofertën ekonomike prej 1 milion euro me qëllim kryerjen e këtij shërbimi në dy Portet Shqiptare, atë të Durrësit dhe Sarandës.

    Ndërsa u s’kualifikuan nga pjesëmarrja ofertuesit si “Infosoft Systems”, “Novus”, “PC Store”, “TCN” e të tjera. Ky është tenderi i parë që “AlbaScan” fiton edhe pse kompania dhe llogaritë e saj janë vendosur në sekuestro nga SPAK, për çështjen hetimore të paracaktimit të tenderave publikë që janë zhvilluar nga AKSHI.

    SPAK zbarkon në KPP, shkelësit nuk do shpëtojnë

    Kompania “AlbaScan” është një shoqëri që ka fituar dhe tendera në SPAK me vlerë prej 1 miliard lekësh. Ndërkohë tashmë do implementojë një tjetër projekt me Igli Gjelishtin, atë të ndërtimin të portave elektronike në terminalin e portit të Durrësit dhe Sarandës.

    Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është projektimi, zhvillimi dhe implementimi i sistemit elektronik “Border Controller”, i cili do të mundësojë verifikimin e automatizuar të udhëtareve në 2 pika kufitare portuale të Republikës së Shqipërisë, Porti i Durrësit dhe Porti i Sarandës, me mundësi zgjerimi në të ardhmen në pikat e tjera kufitare detare apo tokësore.

    Megjithatë, pas një ankimi të paraqitur nga kompania humbëse, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të rrëzojë rezultatin fillestar dhe t’ua heqë kontratën fituesve të parë, duke ia kaluar kompanisë ankimuese. Vendimmarrja e KPP-së nuk është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Palët janë njoftuar vetëm në mënyrë verbale, ndërsa mungesa e publikimit ka sjellë pezullimin e procedurës dhe bllokimin e projektit për dixhitalizimin e pikave të kalimit kufitar në portet e Durrësit dhe Sarandës.

    Në kuadër të hetimeve, SPAK dyshon se në këtë procedurë mund të jenë të përfshirë edhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye, prokurorët kanë kërkuar të gjithë praktikën administrative për të verifikuar ligjshmërinë e vendimmarrjes.

    Ndërkohë, prej afro dhjetë ditësh, Komisioni i Prokurimit Publik ndodhet jashtë funksionit, pasi anëtarëve të tij u ka përfunduar mandati. Deri në emërimin e anëtarëve të rinj, institucioni nuk mund të ushtrojë funksionet e tij, duke lënë pezull edhe shqyrtimin e çështjeve të tjera të prokurimit publik.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026
    Aktualitet

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026
    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.