Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    Aktualitet Nga InfoNews18.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty
    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”.

    Reklamë

    Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë.

    Sipas të dhënave të reja të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quantur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes. Pas konfliktit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit.

    Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.

    Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Fillimisht dyshohej se goditja kishte ndodhur pranë portës së lokalit, por të dhënat e reja të hetimit e vendosin përplasjen dhe vrasjen brenda ambienteve të “Principotes”.

    Për vrasjen është identifikuar si autor i dyshuar 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili punonte si bodyguard pranë lokalit. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa një nga pistat që po hetohet lidhet me një vajze.

    Sokrat Vata rezulton të ketë një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës.

    Në vijim të hetimeve, policia e Sarandës ka shoqëruar 42 persona, të cilët po merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave që ndodheshin në lokal.

    Burimet bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera. Në hetim janë edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

    Matushaj dyshohet se ka ndihmuar Sokrat Vatën pas vrasjes. Sipas hetimeve, ai punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” së bashku me Vatën në ambientet e “Principotes” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Policia po heton edhe rolin e çiftit turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori pas vrasjes. Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime se Sokrat Vata punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.

    Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, 36 vjeç. Nga hetimet paraprake rezulton se Bulica ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, dyshohet për t’iu shmangur hetimit.

    Por në këtë ngjarje rëndësohet edhe më tej pozita e pronarit të lokalit “Principotes”, i cili aktualisht rezulton në arrati dhe është një tjetër person që po kërkohet në kuadër të hetimeve.

    Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutë pas minute atë që ka ndodhur brenda lokalit, momentin e konfliktit, vrasjen e turistit, nxjerrjen e trupit jashtë dhe faktin që ai është lënë për orë të tëra në zonën e plazhit.

    Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe marrja në pyetje e personave të shoqëruar. Prokuroria po heton përgjegjësinë e secilit prej tyre dhe pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë. (TCH)

    Tmerri te Principote! Portugezi u vra brenda, u nxorr në rërë dhe e lanë aty

    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    Vrasja te Principote Ksamil, shoqërohen 34 persona të stafit

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026
    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.