Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    Tropojani Granit Pepnika bosi i Call Center në Tiranë, flet punonjësja e ‘penduar’

    Aktualitet Nga InfoNews16.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një vajzë, në mesin e punonjësve që autoritetet gjetën të hënën në mbrëmje (13 prill) në call centerin e zbuluar në godinën vetëm 100 metra larg qendrës së Tiranës, në hyrje të rrugës së Kavajës, vendosi të flasë.

    Ajo u tregoi hetuesve të gjithë skemën, si gjendeshin kontaktet e personave të huaj që mashtroheshin, rolet e gjithsecilit, dhe më kryesorin, personin që qëndron në krye të këtij rrjeti mashtrues, që deri më tani, sipas denoncimeve, mendohet tu kenë zhvatur qytetarëve evropianë, 50 milionë euro.

    Reklamë

    Vajza, identitetin e së cilës Report Tv zgjedh ta ruajë, e çoi grupin hetimor në zyrën e bosit të saj, Granit Pepnika, të cilin siç ajo dëshmoi, punonjësit e njihnin. Zyra e tij ndodhej në call center. Operatorët e “Upstream Creative” kishin arritur të shihnin të gjithë personat që hynin e dilnin nga zyra e tij. Grupi hetimor sekuestroi në zyrë kompjuterin e Pepnikës, me origjinë nga Tropoja, që pritet të jetë një provë e rëndësishme për vijimin e hetimeve.Ky emër, Granit Pepnika, ishte i ri për autoritetet, megjithatë me provat e mbledhura, pritet të lëshohet urdhër arresti ndaj tij dhe ka dyshime se nuk ndodhet në Shqipëri. Por të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet, ishin zbuluar me prova gjatë hetimeve 2-vjeçare, që prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, kishte nisur në bashkëpunimin me policinë dhe me partnerët austriakë, shtet që sinjalizoi i pari pas denoncimeve të shumta të qytetarëve të saj të mashtruar nga call center në Tiranë.

    Përmes gjurmimit të IP-ve fundore, pra se kush i përdorte ato, u gjetën prova për përfshirjen e të paktën 9 personave, ndaj të cilëve me kërkesë të Prokurorisë, u caktuan masa sigurie nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tyre mësohet se u bënë përgjime dhe vëzhgime ambientale që çuan grupin hetimor në gjurmët e rrjetit. Policia ekzekutoi 6 prej masave (5 arrest me burg, 1 ndalim dalje jashtë vendit), ndërsa 3 u shpallën në kërkim (2 me arrest me burg, 1 ndalim dalje jashtë vendit).

    Kur është ndërhyrë në godinën në qendër, ku call center e zhvillonte aktivitetin në 2 kate, teksa grupi hetimor ishte në katin e gjashtë, ata 2 kate më sipër, në të 8-in, janë larguar përmes ashensorit.

    Njëkohësisht, u ndërhy edhe në dy call center të tjera pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, të vendosura në katet e para të bizneseve në një pallat. Edhe aty, kur ekipi ndërhyri të hënën në mbrëmje (13 prill), u gjetën punonjës, edhe pse në numër të vogël. Salla plotë me kompjuter, të cilët u sekuestruan, bashkë me telefonat e operatorëve, brenda të cilëve ka shpresa për prova të reja. Autoritetet arritën të zbulojnë edhe kompjuterët e drejtuesve të ekipit të punonjësve, “Team leader”. Në ambientet e call center, lista klientësh të mashtruar, emrat e punonjësve dhe shumat që ata kishin arritur tu vidhnin të huajve me mashtrim…dhe një thesar për autoritetet, lista me adresat e call center të tjera të shpërndara nëpër kryeqytet.

    Vështirësia për t’i gjetur këta call center është e lartë. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ka me dhjetëra aktivitete të regjistruara, me emra dhe adresa të ndryshëm. Në fakt, siç burime nga grupi hetimor thonë, të dhënat e deklaruara janë për të humbur gjurmët. Adresat e deklaruara në QKB nuk korrespondojnë me aktivitetin në terren. Zyrat ku vërtetë punojnë realisht ekipet e mashtrimit, janë kryesisht me status jo aktiv, dhe në adresa të tjera nga ato të deklaruara në QKB.

    Shifrat marramendëse që punonjësit arrin tu merrnin të huajve përmes mashtrimit nga llogaritë e tyre bankare, për të humbur gjurmët, përfundonin në portofole digjitale kriptovalutash. Për t’i pasur cash, burime nga grupi hetimor, thonë se u shërbente një exhchange në Tiranë, punë të cilën burimet thanë se e kishin marrë përsipër Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Qëllimi i mashtruesve në këto 3 call center të zbuluar nga Prokuroria, ishte të piketonin qytetarë europianë të cilët i kishin humbur paratë në skema të tilla. Operatorët premtonin se mund t’i rikuperonin paratë që ata kishin humbur. Veçse për ta bërë këtë, do duheshin pagesa, nga 1 mijë euro. Pra skema fillonte me 1 mijë euro për të rikuperuar 10 mijë euro të humbura, përshembull, por gjatë procesit mashtruesit kërkonin edhe shuma të tjera parash. Qëllimi: T’i merrnin personave të mashtruar një herë, edhe qindarkat e fundit që u kanë mbetur.

    Hetuesit dyshojnë se pas të treja këtyre call center-ave të goditur, por edhe të tjerave të përhapura në Tiranë, fshihet një emër, tropojani Granit Pepnika. Që call centerat e zbuluar pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, kanë lidhje me atë të zbuluar në godinën te Rruga e Kavajës, hetuesit e lidhin edhe me një dyshe. E para, me masë ndalimi për të dalë jashtë vendit, Aida Vokli 33 vjeç. Ajo është financiare në call centerin pranë Liqenit “Magnolia Group”, ndërsa partneri i saj, është IT kryesor në call centerin pranë qendrës, Ledio Toçi, i arrestuar.

    Përveç 9 masave me vendim gjykate, kur autoritetet ndërhynë në këto call center-a, gjetën në to, edhe 5 persona, të cilët u prezantuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve. Ata u arrestuan në flagrancë. Një tjetër me funksione të tilla, një 24-vjeçar, u shpall në kërkim. Ka dyshime se punonjësit kryesorë me statuse drejtuese për ekipin e operatorëve apo edhe me role organizative për funksionimin e skemës, kishin edhe aplikacionin “Signal”. Aty ka dyshime të jenë edhe të dhënat e portofolit dixhital të kriptovalutave, i cili ende nuk është gjetur, por ekspertë shqiptarë dhe të huaj po punojnë mbi provat e gjetura.

    Dhjetëra punëtorë të kapur në flagrancë të cilët u morën në pyetje, të arrestuar si eprorë të tyre, administratorë, IT, financierë, e mirëmbajtës interneti, 443 kompjuter, 238 telefona celularë, e DVR të sekuestruar, me gjasë dëshmojnë se ky operacion nuk është dekonspiruar, pavarësisht se koka e rrjetit ia hodhi. Të gjithë u gjetën të papërgatitur. Gati 900 mijë euro cash u gjetën në ambientet e call center-ave. Nuk janë numëruar akoma para të gjetura në zarfe që u jepeshin si shpërblim operatorëve në rast se kalonin objektivat e caktuara të shumave që duhej tu vidhnin të huajve.

    Jo rastësisht kjo goditje. Burime thonë për Report Tv, se ndërhyrja e parë në këto call center-a është bërë nga prokurorja e Tiranës Rovena Zoto, 11 austriakë dhe 4 OPGJ të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët janë njoftuar në moment të fundit nga prokurorja, pa ditur as vendin, dhe as subjektet.

    Më tej, kur operatorët dhe provat janë gjetur në sallë, është kërkuar ndihma e forcave shtesë të policisë.

    Hetimi nisi me indicien e austriakëve, por u zbulua se nga call center-at nga Tirana, mashtroheshin edhe grekë, spanjollë, kanadezë, amerikanë, italianë dhe gjermanë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.