Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»U arrestua si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjes e Renis Dobrës, dosja e Fation Bushgjokës: U hetua për grabitjen e një polici

    U arrestua si i dyshuar për rrëmbimin e vrasjes e Renis Dobrës, dosja e Fation Bushgjokës: U hetua për grabitjen e një polici

    Aktualitet Nga InfoNews16.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Fation Bushgjoka, një prej autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës në Burrel rezulton me rekorde të shumta kriminale. Ai dyshohet të ketë kryer burg në Itali e Zvicër për cështje droge, ndërsa ka patur edhe precedentë të tjerë penalë. Fatjon Bushgjoka u arrestua mbrëmjen e së martës në zonën e Astirit në Tiranë. Dy vëllezërit e tij, Kristi e Aleksandër Bushgjoka u shpallën në kërkim. Ndërsa Petrit Cakrri alias Petrit Hoxha, dëshmitari okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 shtator 1998 u arrestua në fshatin Golaj të Kukësit. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për akuzat e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe rrëmbimit e mbajtjes peng të personit.

    Fation Bushgjoka dhe kushëriri i tij janë hetuar dhe marrë të pandehur për vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim.

    Reklamë

    Por gjykata e Kurbinit atëkohë i ka dhënë pafajësinë, ndërkohë që vendimi është ankimuar nga prokuroria, e cila ka kërkuar dënimin e Fation Bushgjokës dhe kushëririt të tij me burgim.

    Historia rezulton se më poshtë.

    Më datë 15.06.2011 rreth orës 23.30, shtetasi Arben D, me detyrë polic në trupën e shoqërimit nnë Gjykatën për Krime të Rënda ka qenë duke lëvizur me mjetin tij tip benz 200 me targa TR979XXX me ngjyrë krem nga Zogu i Zi për në Kamez. Në Laprakë i kanë nxjerrë dorën dy persona për t’i marrë me makinë.

    Ai ka ndaluar dhe dy personat i kanë kërkuar atij tu shërbente si taxi kundrejt një shume 2500 lekë dhe keshtu është bërë. Kur kanë mbërritur në Fushë-Mamurras, kanë lënë autostradën dhe kanë marrë rrugën e asfaltuar që të çon për në fshatin Adriatik. Pasi kanë ecur një pjesë rruge personi që ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit i ka thënë Arbenit të futej pak në një rrugë parcele t’i dërgonte deri afër shtëpisë pasi kishte këmbën e sëmurë. Arbeni ka vazhduar rrugën ku në një moment ata i kanë thënë të ndalohet.

    Personi që ishte në sedilen e pare si pasagjer, ka dalë nga makina dhe i ka thënë Arbenit: “të të orientoj të kthesh makinen”.

    Në këto momente ka zbritur edhe personi tjetër që ndodhej në sediljen e pasme. Po kështu nga makina ka zbritur edhe Arbeni.

    Personi që ishte ulur në vendin e parë i ka thënë shokut të tij, që ishte ulur, në sediljen e pasme: “Elion a ke lekë të vogla”. Ky është përgjigjur “të shoh”. Në këto momente personi tjetër i ka thënë Arbenit se të ka rënë goma e makinës.

    Në momentin kur Arbeni është përkulur për të parë gomën, personi që doli nga sedilja e parë ka nxjerrë nga brezi një levë dhe e ka goditur në kokë. Po ashtu e ka goditur edhe personi tjetër.

    Ndodhur në këtë situatë, polici ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e tij të shërbimit për tu vetëmbrojtur, por personi që gjatë lëvizjes me mjet ka qenë ulur në sediljen e parë, i ka marrë pistoletën dhe e ka goditur përsëri me qytë në kokë. Pastaj e kanë hedhur Arbenin në një kanal me ferra anë rrugës. Polici ka shpjeguar se kur ka rënë në kanal ka bërë si i vdekur që të mos e vrisnin.

    Personi bjond që gjatë lëvizjes me mjet ka qenë ulur në sediljen e pasme, i ka thënë tjetrit “a mbarove me të”. Ai i është përgjigjur: “mbarova punë”. Sipas Arbenit, ai po shikonte në toke dhe thoshte “kam lënë gjurmët e duarve”. Më pas të dy personat, kanë ndezur maminën dhe janë larguar. Gjatë momentit të largimit, Arbeni thotë në dëshmi se ka dëgjuar edhe krisma arme

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.