Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës

    Aktualitet Nga InfoNews01.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës

    Ndërsa qytetarët në Shqipëri dhe diaspora protestojnë kundër kapjes së institucioneve, ligjeve të kapura dhe qeverisjes autokratike të Kryeministrit Edi Rama, qeveria vazhdon të përdorë mekanizmat e Ligjit për Investimet Strategjike për të transferuar prona shtetërore në funksion të projekteve të miratuara.

    Reklamë
    Më 30 qershor 2026, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS) të një pasurie shtetërore për mbështetjen e realizimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, me subjekt investues “Rams Albania” sh.p.k., NUIS M42427018I.
    Profili i kompanisë:
    https://opencorporates.al/sq/nipt/M42427018I
    Më herët, po kësaj kompanie i ishte miratuar statusi “Investim/Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” me Vendimin nr. 1, datë 11.02.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
    Dokumenti:
    https://opencorporates.al/…/1782908935VKIS-RAMS-lll.pdf
    Sipas vendimit, projekti propozohet të zhvillohet si një ekosistem industrial, logjistik dhe inovativ që do të përfshijë teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale, përpunimin mekanik të lehtë të metaleve, metalurgjinë e pastër, trajtime sipërfaqësore jo ndotëse dhe energjinë e rinovueshme.
    Por kush është kompania që përfiton këtë status?
    Rams Albania sh.p.k. u themelua më 26 dhjetor 2024 nga shtetasi turk Vahit Emir Seydaoglu. Më 28 maj 2025, kompania ndryshoi pronësi dhe u shit për vetëm 100 lekë, ndërsa pronari aktual rezulton Mehmet Faruk Bülbül (jo aktor Turk )
    Të dhënat:
    https://opencorporates.al/sq/search…
    Sipas dokumenteve të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti parashikon:
    • Investim prej 100 milionë usd;
    • Krijimin e rreth 10 000 vendeve të punës;
    • Zhvillimin e një sipërfaqeje prej 158.2 hektarësh në zonat kadastrale 2765 dhe 8604, Bashkia Vlorë.
    Nga kjo sipërfaqe:
    86.5 ha janë në pronësi të pretenduar “shtet”;
    65.4 ha janë prona private;
    6.3 ha rezultojnë pa informacion kadastral.
    Nëse analizohen zonat kadastrale, zona 8604 përfshin territor në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës.
    Harta:
    https://www.devinf.com/map/index.html…
    Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i jep projektit të drejtën të zhvillojë një gamë shumë të gjerë aktivitetesh ekonomike, përfshirë teknologjinë industriale, automatizimin, inteligjencën artificiale IA, përpunimin mekanik të metaleve dhe energjinë e rinovueshme.
    Për shkak se projekti zhvillohet si TEDA (Zonë Teknologjike dhe Ekonomike), ai do të funksionojë me një regjim të veçantë fiskal dhe doganor, duke përfituar nga lehtësitë që parashikon ligji për këto zona.
    Po aq e rëndësishme është edhe një dispozitë tjetër e vendimit, e cila parashikon:
    “Në vijim, ai do të mundësojë dhënien me qira të ambienteve dhe hapësirave përkatëse tek përdoruesit, me qëllim ushtrimin e veprimtarive ekonomike brenda zonës, në përputhje me aktivitetet e parashikuara në ligjin për zonat teknologjike dhe ekonomike.”
    Kjo do të thotë se zhvilluesi i projektit mund të japë me qira hapësirat për subjekte të shumta ekonomike që do të operojnë brenda zonës, duke krijuar një qendër të madhe aktiviteti ekonomik me regjim fiskal preferencial.
    Pra toka shtet e privat i jepet nje kompani qe mund te jape me qira duke fituar te gjitha fitimet nga Zone e Lire (pa taksa) dhe Pakt Teknologjik (Nipt Virtual).

    Ndërkohë, edhe pse është premtuar hartimi i një ligji të ri për Investimet Strategjike, projektet e miratuara mbi bazën e ligjit aktual vazhdojnë të prodhojnë efekte juridike, përfshirë transferimin e pronave shtetërore dhe krijimin e të drejtave afatgjata për investitorët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.