Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Vjedhja e klientëve te UBA Bank dyshohet se shkon përtej degës, hetuesit verifikojnë rolin e drejtuesve

    Vjedhja e klientëve te UBA Bank dyshohet se shkon përtej degës, hetuesit verifikojnë rolin e drejtuesve

    Aktualitet Nga InfoNews09.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vjedhja e klientëve te UBA Bank dyshohet se shkon përtej degës, hetuesit verifikojnë rolin e drejtuesve

    Hetimet për skandalin e vjedhjes së parave nga llogaritë e klientëve të UBA Bank nuk po fokusohen vetëm te punonjësit e degës ku u zbulua skema, por edhe te mundësia që drejtues të tjerë të niveleve më të larta të kenë pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme ose të kenë dështuar të evidentojnë shkeljet e përsëritura.

    Reklamë

    Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po analizohen procedurat e kontrollit të brendshëm, mekanizmat e auditimit dhe zinxhiri i autorizimeve, për të kuptuar nëse veprimet e dyshuara kriminale mund të jenë kryer për një periudhë të gjatë kohore pa u konstatuar nga strukturat mbikëqyrëse të bankës.

    Dyshimet janë ngritur për shkak të numrit të lartë të transaksioneve të dyshuara, të cilat sipas hetimeve paraprake përfshijnë 30 tërheqje pa mandat, ndërhyrje në sistemin bankar, si dhe hapje e mbyllje depozitash pa autorizimin e klientëve.

    Skema u zbulua pas denoncimit të një qytetari për zhdukjen e 500 mijë lekëve nga llogaria e tij bankare, si dhe pas kallëzimit të kryer nga vetë UBA Bank. Hetimet e mëvonshme zbuluan një aktivitet të dyshuar të organizuar, ku sipas prokurorisë ishin të përfshirë punonjës me funksione të ndryshme brenda institucionit.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar 12 masa sigurie, mes tyre “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim nga detyra”, për punonjës të bankës të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

    Griselda Bana
    Dorisa Doka
    Oksana Kadiu
    Resmije Stafa
    Blerta Nelaj
    Zhaklina Buçpapaj
    Elona Qose
    Iva Dollaku
    Ensuida Keci
    Bjorn Mazniku

    Mes personave të arrestuar janë drejtori i degës, Albin Keta, dhe zëvendësdrejtori Gilbert Hoxha. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë shfrytëzuar aksesin në sistemin bankar për të përvetësuar shuma monetare nga llogaritë e klientëve nëpërmjet mandateve të rreme të tërheqjes, konvertimeve valutore të kundërligjshme, si dhe hapjes dhe mbylljes së depozitave pa autorizim.

    Sipas dosjes hetimore, veprimet e dyshuara janë realizuar në bashkëpunim me arkëtarë, punonjës të shërbimit ndaj klientit dhe persona me funksione mbikëqyrëse brenda degës.

    Prokuroria vlerëson se skema funksiononte në mënyrë të organizuar, ku ndërhyrjet në llogaritë e klientëve kryheshin nga punonjësit që kishin akses të drejtpërdrejtë në sistem, ndërsa verifikimet dhe autorizimet kalonin në nivelet drejtuese të strukturës bankare.

    Pikërisht ky mekanizëm ka shtyrë hetuesit të verifikojnë nëse persona të tjerë me funksione drejtuese jashtë degës së përfshirë kanë pasur dijeni për shkeljet, kanë neglizhuar detyrimet e kontrollit ose mund të kenë luajtur rol në funksionimin e skemës.

    Deri në këtë fazë, nuk ka persona të tjerë të marrë të pandehur përtej atyre ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë, ndërsa hetimet për identifikimin e përgjegjësive të mundshme në nivele të tjera të administrimit të bankës vijojnë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.