Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»U kap në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge, konfiskohen pasuritë e Fatjon Dauti, ‘krahut të armatosur’ të Berishës

    U kap në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge, konfiskohen pasuritë e Fatjon Dauti, ‘krahut të armatosur’ të Berishës

    Aktualitet Nga InfoNews17.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit, i cili njihet si krahu i djathtë i armatosur i kryedemokratit Sali Berisha, teksa u filmua teksa shkallmonte me shkelma derën e selisë së PD-së, në rebelimin e 21 Dhjetorit 2021, në betejën brenda vetë partisë, teksa zhvillohej protesta e radhës e fraksionit të “Rithemelimit”.

    Prokuroria e Kukësit, njoftoi ditën e sotme se pas kërkesës së saj më 20 shtator 2024, ka konfiskuar tre pasuritë e Fatjon Dautit dhe të familjarëve të tij, ku përfshihen një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall. Dyshohet se këto pasuri të Dautit dhe familjarëve të tij, e kanë burimin nga veprimtaria kriminale.
    Dauti aktualisht është nën akuzë nga Prokuroria e Kukësit për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Reklamë

    Ndërsa po ashtu Dauti, është i arrestuar në Londër, pasi akuzohet për tentativë vrasje. I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dauti ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi është kapur me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal, teksa ka qenë i akuzuar dhe arrestuar për tentativë vrasjeje gjithashtu.
    Më parë Dauti ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.
    Pasuritë e sekuestruara:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.
    Njoftimi i prokurorisë Kukës:.
    Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.
    Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
    – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026
    Aktualitet

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026
    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.