Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush po gënjen? Qeveria dhe Pacolli japin dy versione për Arbitrazhin e Aeroportit të Vlorës

    17.09.2026

    Tragjedi në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri 

    17.09.2026

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»“AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    Aktualitet Nga InfoNews17.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    "AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro"
    "AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro"
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti në Kuvend pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit dhe kontrollit të fondeve europiane IPARD, duke iu referuar rastit të kompanisë AMG Food.

    Sipas Bardhit, kjo kompani ka përfituar rreth 1 milion euro nga skemat e financimit IPARD, ndërsa së fundmi është përmendur në kuadër të një operacioni antidrogë, ku autoritetet kanë sekuestruar 41 kilogramë kokainë.

    Reklamë

    Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi rikujtoi gjithashtu se AMG Food ishte promovuar publikisht nga kryeministri Edi Rama në vitin 2021, si një biznes që kishte përfituar mbështetje përmes fondeve europiane.

    Deputeti demokrat e përdori këtë rast për të kërkuar shpjegime mbi procesin e përzgjedhjes së përfituesve të granteve, si dhe mekanizmat e kontrollit që duhet të garantojnë se fondet publike dhe europiane shkojnë te subjektet që plotësojnë kriteret.

    Si u ndoq kontejneri i porositur nga A.M.G, udhëtimi 38 ditor i kokainës

    Bardhi akuzoi qeverinë se fondet publike dhe europiane po përfundojnë edhe te biznese që, sipas tij, kanë lidhje me elementë të krimit të organizuar. Ai e lidhi këtë pretendim me situatën e fermerëve shqiptarë, duke përmendur në mënyrë të veçantë sektorin e ullirit dhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për prodhuesit.

    Në deklaratën e tij, Bardhi iu referua edhe pezullimit të fondeve IPARD për Shqipërinë, duke argumentuar se problematikat e evidentuara në menaxhimin e skemës kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë institucionale.

    Sipas tij, rasti i AMG Food duhet të shërbejë si një pikënisje për të verifikuar mënyrën se si janë dhënë grantet, procedurat e kontrollit dhe përfituesit e fondeve.

    Akuzat e ngritura nga Bardhi në Kuvend vendosin kështu në qendër të debatit jo vetëm rastin konkret të kompanisë, por edhe mënyrën e menaxhimit të fondeve europiane dhe përgjegjësinë e institucioneve për kontrollin e përfituesve.

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    FJALA E PLOTË E GAZMENT BARDHIT

    Nuk jeni mësuar të më dëgjoni të flas për ullirin, sepse skandalet e kësaj qeverie i mbivendosen çdo ditë njëra-tjetrës, sa duket sikur jemi mësuar me të keqen dhe aktet si ky i sotmi, për të cilin kam kërkuar të flas, duken si të parëndësishme në krahasim me korrupsionin gjigand dhe copat e mëdha të pasurive kombëtare që ky pushtet grabit çdo ditë.

    Por këtë marrëveshje e pashë si një rast të shkëlqyer për të treguar se si korrupsioni vret edhe ullirin, se si krimi i organizuar ka hyrë në çdo qelizë të ekonomisë dhe se si kjo qeveri, në vend që të financojë fermerët e ndershëm dhe punëtorë, shpërndan paratë e taksapaguesve europianë tek trafikantët ndërkombëtarë të kokainës.

    Dhe le ta nisim pikërisht nga ulliri.

    Ju sillni sot në Kuvend një marrëveshje ndërkombëtare që, ndër të tjera, flet për zhvillimin e sektorit, rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregtisë dhe promovimin e vajit të ullirit. Dhe kërkoni që kjo marrëveshje të vazhdojë të jetë në fuqi.

    Por çfarë vlere ka një marrëveshje që flet për nxitjen e sektorit të ullirit, kur qeveria shqiptare nuk nxit asgjë? Çfarë i duhet fermerit shqiptar një angazhim ndërkombëtar në letër, kur në tokën e tij nuk mbërrin as politika favorizuese, as mbështetja konkrete dhe as paraja?

    Janë, të paktën, 100 mijë fermerë që merren me ullirin në Shqipëri. Njëqind mijë familje që mbjellin, punojnë dhe prodhojnë, por për ta nuk ka një skemë kombëtare të dedikuar për ullirin. Nuk ka subvencion të drejtpërdrejtë të dedikuar, sepse vetëm për 5 muaj qeveria i ka dhënë mikut të Kryeministrit 34 milionë euro për të prodhuar armatime që nuk ekzistojnë.

    Një raport i majit të këtij viti ngre shqetësime serioze të fermerëve dhe prodhuesve të vajit të ullirit për kosto të larta dhe zero mbështetje. Jo se qeveria nuk ka lekë. Shqiptarët paguajnë taksa të larta, por ne vidhemi në mënyrë të harbuar dhe të pafre nga qeveria.

    Një qeveri që ka interes zhvillimin e bujqësisë dhe të prodhimit, që ka interes rritjen e fitimit dhe jo të kostove, ka mundësinë të zbatojë menjëherë frymën e marrëveshjes për ullirin.

    Mjafton pak vullnet i mirë për t’u shërbyer vërtet njerëzve punëtorë dhe qeveria mund ta shpallë ullirin prioritet kombëtar dhe strategjik për pesë vjet.

    Duket si kohë e largët tani, por gati 20 vjet më parë, Kryeministri Berisha pati vizionin ta shpallte ullirin politikë kombëtare dhe subvencionoi mbjelljen e miliona rrënjëve ullinj.

    Këtë kërkojnë sot fermerët dhe prodhuesit, këtë e mbështesin ekspertët dhe këtë politikë favorizuesezbatojnë që nga Italia, Franca, Greqia, deri tek Kroacia apo Mali i Zi, sa për të përmendur vetëm disa prej tyre me skema të posaçme të mbështetjes së sektorit.

    Kudo mbështet prodhimi i ullirit dhe i vajit të ullirit, përveç Shqipërisë!

    Qeveria mund të heqë TVSH-në për inputet bujqësore, mund të ulë taksat mbi përpunimin.

    Qeveria ka të gjithë instrumentet për t’i dhënë fermerit mundësinë të prodhojë ullinj me kosto më të ulët dhe fabrikës mundësinë ta shesë vajin shqiptar me një çmim konkurrues.

    Të gjitha këto ju mund t’i bëni shumë thjesht, por ju nuk doni. Sepse prioriteti juaj nuk janë shqiptarët punëtorë, as në sektorin e ullirit dhe as në ndonjë sektor tjetër që nuk ju pasuron ju shpejt dhe nuk e shihni si mundësi për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Po, po, e dëgjuat shumë mirë. Qeveria ka para, por ka zgjedhur të financojë me to Roni Jefetët e vet, ErgysAgasët e vet dhe trafikantët e kokainës. Madje këta i financon edhe me fondet e Bashkimit Europian.
    Në këtë foton këtu është e dokumentuar një nga historitëmë të mëdha propagandistike të suksesit rilindas me fondet e Bashkimit Europian për zhvilimin e bujqësisë, me fondet e IPARD-it të famshëm, akoma i bllokuar për shkak të korrupsionit madhor me administrimin e tyre.

    Skeda e shkurtër e kompanisë është kjo:

    ? (AMG Food), e krijuar në 2019-ën.

    ? Deklarohet si përfituese nga fondet IPARD në 2021-shin.

    ? Me letra del se financimin e ka marrë në 2023-shin.

    ? Granti, pra fondi dhuratë nga paratë e takapaguesveeuropianë të programit IPARD: rreth 1 milionë euro.

    ? Sponsor publik që në vitin 2021 : kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    ? Në vitin 2021 Edi Rama shkoi personalisht për ta promovuar kompaninë si një prej investimeve të financuara nga IPARD-i, që do të rriste sigurinë ushqimore, standardet e prodhimit dhe mundësinë për të eksportuar në tregun europian.

    ? Në mars 2025, për ta shtuar në skedën e kompanisë,zbulohet hedhja në tregun shqiptar e 8 tonëve mish pule me salmonelë.

    ? Në shtator 2026, në skedën e kompnaisë u përfshiedhe trafiku i kokanës.

    Pra, me sponsor publik Kryeministrin e Shqipërisë, qeveria financoi me taksat e qytetarëve të bashkimit europian, një biznes, i cili, bashkë me pulat e ngrira nga Brazili, solli në Shqipëri, tre ditë më parë, edhe 41 kilogramë kokainë.

    Pse them sponsor publik për kryeministrin?

    Këto foto janë nxjerrë nga një aktivitet i tij publik në vitin 2021, kur propagandonte se fondet e IPARD-it po ndihmonin fermrët, bujqësinë, agro-përpunimin, industrinëe lehtë ushqimore.

    Për shkak të punës serioze të policisë belge kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkormbtar tëdrogës me rrënjë në Shqipëri, ne sot dimë që kompania e promovuar nga kryeministri dhe e financuar me 1 milionëeuro nga taksat e qytetarëve europianë, është kapur duke sjellë në Shqipëri 41 kilogramë kokainë. Çfarë mund të tëduhet për sponsorizim më shumë sesa prania e kryeministrit në biznes?

    Ja ku e keni sot historinë tuaj të suksesit, jo vetëm të mënyrës abuzive me fondet e IPARD-it. Kjo është edhe pasqyra më besnike e mënyrës sesi në këto 13 vjet qeveria ka bërë gjithçka, ka hapur çdo derë, çdo dritare që të fuqizojë krimin, duke i rritur fuqitë ekonomike përmes bizneseve në dukje të ligjshëm dhe të pastër.

    Ne kemi parë nga hetimet zyrtare të këtyre viteve të fundit, sesi trafikantët e drogës pastrojnë para në sektorin e ndërtimit me lejet e dhëna nga Edi Rama, tani po shohim sesi paratë e drogës janë futur në çdo sektor të ekonomisë me nevojën akute të pastrimit të qindra milionë eurove çdo vit.

    Tani, ju llogaritë i bëni vetë. Cilën kategori ka prioritet kryeministri i Shqipërisë?

    Ka fermerë apo prodhuesit e vajit të ullirit, që sorollaten lart e poshtë pa mbështetje apo ka kompani të tilla që financohen 1 milionë euro me fondet e Bashkimit Europian, vetëm pak muaj pasi krijohen? Apo akoma mëkeq, ka Ron Jefetin, të cilin, qeveria e Edi Ramës e financon me 34 milionë euro për prodhim armësh që nuk ekzistojnë?

    Për shkak se kjo mënyrë qeverisje është kthyer në sistem, Komisioni Europian akoma heziton të çlirojë fondet e bllokuara të IPARD-it. Janë 112 milionë euro, të cilat, prej 4 vitesh nuk shkojnë dot tek fermerët shqiptarët, tek këta të ullirit akoma më pak, sepse kjo qeveri e ka zakon të vjedhë çdo gjë.

    Dhe vjedh aq shumë, sa në deklaratën e pak ditëve më parë, Komisioni Europian konfirmoi se akoma nuk ka vendim për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për fondet e IPARD-it.

    Kur na bllokuan fondet, plot 112 milionë euro, e quajtën Shqipërinë një rast unik, të paprecedentë për mënyrën korruptive sesi zhdukeshin fondet europiane për konsulencë apo kontrata fiktive, me çmime të fryra apo abuzim me kontratat. Europianët mund të habiten ende, por ne nuk habitemi, sepse ky është normaliteti me të cilin kjo qeveri prokuron paratë publike. Rastin e BelindaBallukut e dimë të gjithë. 1.2 milordë euro abuzime vetëm në 8 procedura tenderi. Dy vila të fshehura dhe të sekuestruara. 3 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dhe, sot, në ditën e shtatë të bërjes publike të këtyre fakteve, SPAK-u akoma nuk gjen kurajon të vijë në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut.

    Pra, e keqja është se sot nuk flasim më vetëm për një tender të vjedhur aty – këtu. Nuk flasim për një investitor strategjik të privilegjuar apo vetëm për ndonjë kompani të dyshimtë që trafikon kokainë me paratë e takspaguesveeuropianë.

    Edi Rama ka ngritur një sistem të tillë ekonomik ku nuk ekziston më kufiri mes pasurisë apo parasë publike, parave nga korrupsioni dhe parasë së trafikut të drogës. Ata veprojnë si një sistem i vetëm për të pastruar paratë e pista.

    Prandaj, kjo e sotmja nuk është vetëm historia e fermerit të ullirit. Është historia e çdo qytetari shqiptar që lufton për të mbijetuar në këtë sistem të kriminalizuar, ndërsa sheh që të korruptuarit apo trafikantët e drogës, edhe kur arrestohen, pasuria e tyre mbetet e paprekshme.

    Ka një shprehje të vjetër që thotë se pema njihet nga frytet. Pas 13 vjetësh, frytet e këtij pushteti janë përpara syve të shqiptarëve.

    Korrupsion, krim dhe pandëshkueshmëri të kthyer në normalitet.

    Ky është dëmi më i madh që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

    Por ky nuk është një dëm i pariparueshëm.

    Këto 110 ditë protestë po na tregojnë se fibra europiane e shqiptarëve është shumë më e fortë se sistemi i së keqes që ka ndërtuar Edi Rama.

    Se shqiptarët ende dinë ta dallojnë të keqen, ta refuzojnë dhe të ngrenë zërin kundër saj.

    Dhe kjo ka një domethënie shumë të madhe: Ky sistem nuk na ka mundur!/
    InfoNews.al

    "AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro"
    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush po gënjen? Qeveria dhe Pacolli japin dy versione për Arbitrazhin e Aeroportit të Vlorës

    17.09.2026
    Aktualitet

    Tragjedi në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri 

    17.09.2026
    Aktualitet

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026
    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush po gënjen? Qeveria dhe Pacolli japin dy versione për Arbitrazhin e Aeroportit të Vlorës

    17.09.2026

    Tragjedi në Athinë, humbin jetën 3 të rinj nga Fieri 

    17.09.2026

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.