Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Belgjika kërkon gjysmën e parave të sekuestruara nga SPAK

    Belgjika kërkon gjysmën e parave të sekuestruara nga SPAK

    Aktualitet Nga InfoNews06.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika. Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku.

    “Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg,” raportoi agjencia belge e lajmeve, belganewsagency.

    Reklamë

    Një pjesë e madhe e sekuestrimeve që SPAK ka bërë ndaj grupeve kriminale kanë ardhur pikërisht për shkak të hetimeve të nisura nga Belgjika. Mes tyre, ndër më të bujshmet kanë qenë sekuestrimet e pasurive të dy vëllezërve nga Fushë Kruja, sekuestrimi i pasurive të Eridian Guerreros në Vlorë etj..

    Bëhet fjalë për miliona euro të sekuestruara në formën e llogarive bankare, por edhe pasurive të patundshme, të cilat kanë rrjedhur nga veprimtaritë kriminale. Tani, qeveria belge kërkon pjesën e saj nga këto para.

    Transferim të burgosurish

    Dy ministret belge filluan një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë të hënën. Vizita përqendrohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

    Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për shkelësit jo-rezidentë. Ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese mbi idenë e ta bëjnë këtë në Shqipëri ose në Kosovë gjatë vizitës së tyre në këto vende.

    Verlinden dhe Van Bossuyt do të bëjnë gjithashtu presion mbi Shqipërinë që të marrë mbrapsht shtetasit e saj që aktualisht mbahen të ndaluar në Belgjikë. Në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

    “Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë të banojnë në Belgjikë mund të vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë që dënimi zbatohet siç duhet, duke lehtësuar gjithashtu presionin mbi sistemin tonë të burgjeve”, tha Verlinden. /kapitali.a

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026
    Aktualitet

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026
    Aktualitet

    Bledar Maksuti, prokurori që rrëzoi SHTETIN e Gys Agasit!

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te grupet kriminale, momenti kur Vjosa Hyseni kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te grupet kriminale, ndalohet në Kosovë Vlora Hyseni, pritet t’i dorëzohet SPAK

    22.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026

    Bledar Maksuti, prokurori që rrëzoi SHTETIN e Gys Agasit!

    22.09.2026

    Spiune te grupet kriminale, momenti kur Vjosa Hyseni kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    22.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.