Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Panorama”, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, rreth orës 10:20, pas një konflikti të ndodhur në banesë, shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Patushi, 58 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, 58-vjeçarja ka humbur jetën.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 68-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në konfliktin brenda banesës.
Policia vijon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.


1 Koment
Pingback: Hysni Patushi me thikë në dorë? Dalin pamjet teksa ikën pasi vrau gruan - InfoNews Albania