Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, në një kompleks banimi pranë shkollës “Harry Fultz”.
Burri vret me thikë gruan pranë SPAK-ut
Sipas të dhënave paraprake, një grua dyshohet se është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po mbledh prova dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë krim.
Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna të tjera zyrtare nga policia për identitetin e viktimës dhe autorit të dyshuar.


1 Koment
Pingback: Hysni Patushi vret me thikë gruan në sy të nipit të mitur dhe arratiset drejt Burrelit - InfoNews Albania