Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    Aktualitet Nga InfoNews23.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Zbardhen komunikimet mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, komunikime që, sipas SPAK, ngrenë dyshime për një marrëdhënie personale mes tyre dhe përtej kontakteve që mund të lidhen me funksionin zyrtar.

    Sipas burimeve, në komunikimet e siguruara nga hetuesit përdoren edhe shprehje me tone personale dhe intime. Në një prej mesazheve, Vlora Hyseni i shkruan Ergys Agasit:

    Reklamë

    “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt.”

    Një tjetër komunikim, i dërguar katër ditë para arrestimit të Agasit, thuhet se përmban mesazhin:

    “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt… do ia hedhim… problemi është koha.”

    Sipas SPAK, këto komunikime kanë një natyrë të ndryshme nga ajo që Hyseni ka deklaruar se kishte në kuadër të marrëdhënies së saj me Agasin si bashkëpunëtor.

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    Çfarë deklaroi Hyseni në SPAK

    Javën e kaluar, Vlora Hyseni është marrë në pyetje nga SPAK. Sipas burimeve, ajo ka pranuar se ka komunikuar me Ergys Agasin dhe se prej tij ka marrë informacione që lidheshin me Shërbimin Informativ të Shtetit.

    Megjithatë, Hyseni ka mohuar se është takuar fizikisht me Agasin, si edhe ka mohuar se ka bashkëpunuar me të.

    Hetuesit dyshojnë se përfshirja e Hysenit mund të ketë shkuar përtej një marrëdhënieje të zakonshme komunikimi dhe se ajo ka shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar Agasin në çështjen penale në të cilën ai është përfshirë.

    Në këtë kuadër, sipas informacioneve të bëra publike, SPAK po verifikon edhe nëse janë përdorur cilësitë zyrtare dhe kapacitetet institucionale që Hyseni drejtonte në atë kohë.

    Dokumentet e gjetura në automjet

    Një tjetër element i hetimit lidhet me automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në ambientet e Equos Resort.

    Sipas burimeve, në automjet janë gjetur nëntë fletë formati, të cilat përmbanin diagrama dhe të dhëna që, sipas hetuesve, paraqesin ngjashmëri me materiale të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

    Këto materiale po shqyrtohen nga organi i akuzës për të përcaktuar origjinën e tyre dhe mënyrën se si kanë përfunduar në posedim të Agasit.

    Hetimi vijon dhe komunikimet mes Hysenit dhe Agasit, së bashku me dokumentet e sekuestruara, pritet të jenë pjesë e verifikimeve të SPAK për të përcaktuar natyrën dhe shtrirjen e marrëdhënies mes tyre.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026
    Aktualitet

    Bledar Maksuti, prokurori që rrëzoi SHTETIN e Gys Agasit!

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te grupet kriminale, momenti kur Vjosa Hyseni kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te grupet kriminale, ndalohet në Kosovë Vlora Hyseni, pritet t’i dorëzohet SPAK

    22.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026

    Bledar Maksuti, prokurori që rrëzoi SHTETIN e Gys Agasit!

    22.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.