Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DENONCIM/ Çmendet dogana në Durrës, qytetari: Më anashkaluan faturat, çmimin e makinës e vendosin sipas qejfit

    23.09.2026

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»DENONCIM/ Çmendet dogana në Durrës, qytetari: Më anashkaluan faturat, çmimin e makinës e vendosin sipas qejfit

    DENONCIM/ Çmendet dogana në Durrës, qytetari: Më anashkaluan faturat, çmimin e makinës e vendosin sipas qejfit

    Aktualitet Nga InfoNews23.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E bleva 19,500 euro, Dogana ma nxori 25 mijë euro” – qytetari nga Danimarka ngre shqetësim për vlerësimin e BMW-së në Portin e Durrësit

    Një qytetar shqiptar që jeton në Kopenhagë të Danimarkës ka denoncuar pranë InfoNews.al një rast që, sipas tij, lidhet me mënyrën e vlerësimit të automjetit të tij nga Dogana Shqiptare.

    Reklamë

    Agron.Shehu thotë se ka blerë në Gjermani një BMW 320d, viti 2020, me rreth 145 mijë kilometra, për shumën 19,500 euro. Sipas tij, për blerjen disponon faturën, dokumentin e pagesës dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues.

    Makina është sjellë në Portin e Durrësit për zhdoganim. Por, sipas Shehut, agjencia doganore i ka komunikuar se Dogana Shqiptare e ka vlerësuar automjetin me 25 mijë euro, pra rreth 5,500 euro më shumë se çmimi që ai thotë se ka paguar realisht.

    “Unë e kam blerë 19,500 euro. Kam faturën, pagesën dhe të gjitha dokumentet. Si doli që makina ime vlen 25 mijë euro?”, shprehet Shehu në denoncimin e tij.

    Qytetari ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si është zbatuar Manuali i ri i Vlerësimit të Automjeteve, duke argumentuar se, në rastin e tij, ekzistojnë dokumentet që provojnë çmimin real të transaksionit.

    Sipas Shehut, në manual përcaktohet se për automjetet e prodhuara brenda 10 viteve, të dhënat e marra nga interneti përdoren kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin sipas metodës së transaksionit dhe kur nuk mund të zbatohen metodat e tjera sipas radhës.

    “Po unë faturën e kam. Pagesën e kam. Dokumentet i kam. Atëherë pse nuk merret çmimi real që kam paguar unë?”, pyet ai.

    Shehu thekson se nuk kundërshton detyrimin për të paguar taksat dhe detyrimet doganore që i takojnë ligjërisht, por kërkon transparencë mbi mënyrën se si është përcaktuar vlera prej 25 mijë eurosh.

    “Unë nuk po them të mos paguaj doganë. Le ta paguaj atë që më takon. Por nuk mund të më thuash makina jote vlen 25 mijë dhe kaq. Nuk mund të mbajmë ne qytetarët në kurriz gabimet apo paaftësinë e Doganës Shqiptare”, shprehet ai.

    Sipas tij, diferenca prej 5,500 eurosh është një shumë e konsiderueshme dhe ai kërkon që autoritetet doganore të sqarojnë se mbi çfarë kriteresh, burimesh dhe të dhënash është përcaktuar vlera e automjetit.

    “Ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë. Unë dua vetëm të paguaj detyrimin që më takon, jo një vlerë që nuk di nga ka dalë”, përfundon Shehu.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026
    Aktualitet

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026
    Aktualitet

    Bledar Maksuti, prokurori që rrëzoi SHTETIN e Gys Agasit!

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te grupet kriminale, momenti kur Vjosa Hyseni kapet në kufirin Kosovë-Shqipëri

    22.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    DENONCIM/ Çmendet dogana në Durrës, qytetari: Më anashkaluan faturat, çmimin e makinës e vendosin sipas qejfit

    23.09.2026

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026

    O zemër…o shpirt, do përfundojmë keq! Vlora dhe Gysi si Bonnie and Clyde, zbardhen komunikimet

    23.09.2026

    Si e vuri Vlora Hyseni makinën e SHISH në shërbim të Ergys Agasit

    23.09.2026

    Tronditëse/ Gerald Sefa i dha fund jetës, policia arreston ish-vjehrrin për kërcënime

    23.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.