Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërron jetë i plagosuri me thikë pranë “Petro Ninit”, policia arreston autorin

    23.09.2026

    I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu ”supermarketi” për çunat e drogës

    23.09.2026

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Pablo Escobari shqiptar? Kush është Shpëtim Aliu, daja i bosëve të kokainës

    Pablo Escobari shqiptar? Kush është Shpëtim Aliu, daja i bosëve të kokainës

    Aktualitet Nga InfoNews23.09.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Pablo Escobari shqiptar? Kush është Shpëtim Aliu, daja i bosëve të kokainës
    Pablo Escobari shqiptar? Kush është Shpëtim Aliu, daja i bosëve të kokainës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Salvatore Aliu, i njohur edhe si Shpëtim Aliu dhe i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai konsiderohet nga Prokuroria e Posaçme si një prej figurave kyçe të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

    Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi ndaj Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Reklamë

    Sipas të dhënave të hetimit të SPAK, Aliu dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të ardhura nga aktivitetet kriminale. Në skemën e dyshuar të investimit të parave, një rol të rëndësishëm thuhet se ka pasur vëllai i tij, Isa Aliu.

    Sipas hetuesve, Isa Aliu rezulton i lidhur zyrtarisht me katër kompani, të cilat dyshohet se janë përdorur për investime në pasuri të paluajtshme, vila, apartamente, troje dhe ndërtime, përfshirë struktura hotelerie në zona turistike.

    Një pjesë e rëndësishme e provave të dosjes lidhet me komunikimet në platformën SKY. Sipas SPAK, Salvatore Aliu përdorte disa identitete në komunikimet e tij, ndër të cilat “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” dhe “Albo Pelon”.

    Në një komunikim të gushtit 2020 me vëllain e tij, Isa Aliu dyshohet se e informon Salvatore Aliun se kishte në dispozicion 6 milionë euro. Dy javë më vonë, sipas hetimit, Salvatore i komunikon se priste edhe 20 milionë euro të tjera.

    Në të njëjtat komunikime, sipas dosjes hetimore, Aliu i jep vëllait udhëzime për mënyrën e fshehjes së parave në pritje të investimit të tyre. Ndër alternativat e përmendura ishte edhe vendosja e shumave në fuçi 50-litërshe dhe groposja e tyre.

    Hetimi ndaj rrjetit nisi në maj 2020, pas një referimi të Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, Salvatore Aliu dhe persona të lidhur me të dyshohet se janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Ekuadori drejt vendeve europiane.

    Prokuroria e përshkruan Aliun si një prej drejtuesve të rrjetit, me rol në koordinimin e hallkave të ndryshme të trafikut: nga sigurimi i lëndës narkotike dhe financimi i ngarkesave, deri te furnizimi i grupeve të tjera kriminale.

    Dosja hetimore e lidh emrin e tij edhe me disa prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar, ndërsa përmenden Çopjat, Eldi Dizdari, Dritan Gjika, Armando Pacani dhe grupi i Jetmir Pepës. Sipas hetimeve, këta persona dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në rrjetin e aktivitetit kriminal.

    Hetimet e SPAK mbulojnë periudhën 2019-2021. Sipas prokurorisë, gjatë kësaj kohe rrjeti dyshohet se ka tentuar të fusë në Europë rreth 50 tonë kokainë. Në dosje janë dokumentuar pesë episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ku autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë rreth 9 tonë.

    Arrestimi i Salvatore Aliut në Rusi pritet të pasohet nga procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ai do të përballet me akuzat dhe masën e sigurisë të caktuar nga gjykata shqiptare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërron jetë i plagosuri me thikë pranë “Petro Ninit”, policia arreston autorin

    23.09.2026
    Aktualitet

    I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu ”supermarketi” për çunat e drogës

    23.09.2026
    Aktualitet

    Plagosje me thikë pranë “Petro Ninit” në Tiranë

    23.09.2026
    Aktualitet

    DENONCIM/ Çmendet dogana në Durrës, qytetari: Më anashkaluan faturat, çmimin e makinës e vendosin sipas qejfit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

    23.09.2026
    Aktualitet

    Si i futi në xhep BKT 100 milionë dollarë

    23.09.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu ''supermarketi'' për çunat e drogës - InfoNews Albania

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërron jetë i plagosuri me thikë pranë “Petro Ninit”, policia arreston autorin

    23.09.2026

    I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu ”supermarketi” për çunat e drogës

    23.09.2026

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026

    Plagosje me thikë pranë “Petro Ninit” në Tiranë

    23.09.2026

    Pablo Escobari shqiptar? Kush është Shpëtim Aliu, daja i bosëve të kokainës

    23.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.