Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari Kreshnik Cara, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në afërsi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Cara u transportua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ishte goditur disa herë me thikë në pjesën e barkut.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin pak kohë pas ngjarjes. Mësohet se autori i plagosjes është shtetasi Toni Nake.
Ndërron jetë i plagosuri me thikë pranë “Petro Ninit”, policia arreston autorin
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që çoi në plagosjen fatale.

