Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    iPhone me metal të lëngshëm: Modeli më i shtrenjtë i palosshëm që arrin 19,000 dollarë

    03.10.2026

    Përmbysje historike! Benzina bie nën 50% në mbarë botën

    03.10.2026

    U vranë në një ceremoni magjie të zezë…zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikën e Jugut

    03.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos

    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos
    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Fillimisht, në Greqi, në moshë të re, Alket Rizai punoi si të gjithë të rinjtë shqiptarë pas tranzicionit: në emigrim, dhe me të ardhurat ndihmonte familjen në Shqipëri. Në ndihmë i erdhën katër gjuhët e huaja që fliste. Ndër njohjet e tij të viteve të para në Greqi ishin edhe vajzat simpatike, të cilat shihnin tek ai djalin simpatik që ngjasonte me një aktor filmi. Alketi u lidh me një vajzë të bukur ruse, Oksanën, dhe këtu jeta mori një rrjedhë tjetër.

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    Reklamë

    Nga një i ri shqiptar që erdhi në Greqi në moshën 16-vjeçare, Alket Rizaj evoluoi në një nga të dënuarit më famëkeq të vendit fqinj.

    Në vitin 2003, ai u dënua për vrasjen e Thanasis Koropiotis. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003. Autorët e rrëmbyen të riun grek dhe më tej, me një makinë, e dërguan në pyjet e zonës së Atikës, ku edhe e ekzekutuan, e më pas zhdukën kufomën. Fillimisht, policia arrestoi tre persona, dy grekë dhe një ruse, ndërsa një muaj më vonë u ndalua edhe i dyshuari shqiptar. Edhe pse u dënua, Alket Rizai nuk e ka pranuar krimin. Por historia më e famshme e jetës së tij kriminale ende nuk ishte shkruar.

    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos

    Në maj të vitit 2003, rojet e burgut gjetën në qelinë e tij një plan të detajuar të burgut dhe menjëherë e transferuan atë në institucionin e sigurisë së lartë të vuajtjes së dënimit, Korydallos, pranë Athinës. Një nga burgjet më famëkeqe në Europë, ai ishte shtëpia e vrasësve, kriminelëve të luftës dhe terroristëve.

    Theu sistemin! Alket Rizai u del grekëve në një tjetër vrasje brenda në burg…

    Pak pasi kishin kaluar gjashtë vjet nga dënimi me 25 vite për rrëmbim dhe vjedhje bankash, personazhi i njohur i botës së krimit në Greqi, Vasilis Paleokostas, u bë mik me Alket Rizain. U deshën vetëm 20 ditë që të hartonin planin e arratisjes. Rizai kishte folur me nënën e tij në telefon dhe i kishte thënë: “Drejtësia shumë shpejt do të shkojë në vend”, edhe pse ajo kurrë nuk e kishte menduar se djali i saj po përgatiste një arratisje.

    Më 4 qershor të vitit 2006, në orën 18:15, pranë Athinës, piloti i një helikopteri tregtar, i quajtur Karikis, po hipte në Eurocopter-in e bardhë AS355N.

    Ish-ushtaraku ofronte udhëtime për kënaqësi për firmën Airlift, por pesë minuta pasi ishin ngritur në ajër, një nga dy pasagjerët i vuri një armë në qafë. Udhëtimit për kënaqësi i erdhi fundi. Ishte Nikos Paleokostas dhe ai do të shpëtonte vëllain e tij, Vasilis, dhe mikun e tij, shqiptarin Alket Rizai.

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    Brenda dhjetë minutash, helikopteri mund të shihte burgun Korydallos dhe e reduktoi shpejtësinë në 70 milje për orë.

    “Ne shqyrtuam mundësinë për të punësuar një pilot, por një pilot i frikësuar është më mirë”, deklaronte Rizai vite më parë në një dokumentar të BBC-së.

    Rojet e burgut, duke menduar se ishte ndonjë autoritet i burgjeve që po arrinte për një inspektim të beftë, rregulluan uniformat. Ndërsa helikopteri u ul në oborrin e stërvitjes, motorët ngritën në ajër një stuhi me pluhur ngjyrë kafe.

    Piloti bërtiti: “Ata kanë granata! Ata kanë eksplozivë!”

    Një rojë ulëriti: “Arratisje, arratisje!”

    Ajo kishte filluar tashmë. Pak momente më vonë, Vassilis Paleokostas dhe Rizai hipën në helikopter dhe ai u ngrit në ajër. Rojet drejtuan armët, por nuk qëlluan, sepse e dinin mirë se çfarë do të ndodhte. Burgu është në një zonë rezidenciale me pemë portokalli dhe fëmijët po gjuanin topin në muret e burgut.

    Rizai shpjegon: “Qëllimi përfundimtar në një arrati nga burgu është që të largohesh me stil dhe të thuash ‘Gëzuar’ dhe ‘Bravo’ ndërsa largohesh.”

    Në Skisto, në veri të Athinës, helikopteri u ul me qetësi në një varrezë. Aty u shfaqën dy motoçikleta. Paleokostas dhe Rizai ishin nisur për në rrugën e gjatë të lirisë.

    Pas arratisjes nga burgu në vitin 2006, Alket Rizai u kap shpejt. Sipas policisë, mësohet se, për të humbur gjurmët nga policia greke, kishte ndryshuar pamjen, kishte lënë mjekër dhe kishte lyer flokët, duke i transformuar nga ngjyrë e zezë në bionde. Më 2 gusht 2008, u arrestua edhe Vassilis Paleokostas.

    Gjatë periudhës që ishte në arrati, më 26 gusht 2006, Rizai akuzohet se vrau 43-vjeçarin Konstantinos Koutelieris dhe 36-vjeçarin Ioannis Katsios. Rizai, asokohe, e ka mohuar të jetë përfshirë në këtë krim dhe, sipas tij, drejtësia greke nuk gjeti kurrë prova që ta implikonin. Sipas hetimeve, vrasjet u kryen me urdhër të një prej figurave të fuqishme të mafies greke, Vasilis Stefanakos, i cili u vra vite më pas.

    Ndiqni te plote nje pjese nga historia e Alket Rizait: https://youtu.be/XqrKWpAk4b4?si=DBPSuj77w9hwcFb4

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rama i shkel sërish syrin Erdoganit: Mos e cilësoni Turqinë si Rusia….

    03.10.2026
    Aktualitet

    Rama sfidon BE-në për Ukrainën: Premtimet për anëtarësimin janë gënjeshtër…

    03.10.2026
    Aktualitet

    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë

    03.10.2026
    Aktualitet

    Cila është e vërteta pas shpërthimit të ndërtimeve në Shqipëri?

    03.10.2026
    Aktualitet

    Mullinjtë e erës pushtojnë Pukën! Banorët kundër parqeve eolike

    03.10.2026
    Aktualitet

    Ardi Veliu, Ron Yeffet dhe Arjeta Puca! Fuçia e barutit që pritet të shpërthehet nga SPAK

    03.10.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: Arratisja e dytë! Vajza ruse mori peng helikopterin, si e çmontoi Alekt Rizai burgun grek - InfoNews Albania

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    iPhone me metal të lëngshëm: Modeli më i shtrenjtë i palosshëm që arrin 19,000 dollarë

    03.10.2026

    Përmbysje historike! Benzina bie nën 50% në mbarë botën

    03.10.2026

    U vranë në një ceremoni magjie të zezë…zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikën e Jugut

    03.10.2026

    Rama i shkel sërish syrin Erdoganit: Mos e cilësoni Turqinë si Rusia….

    03.10.2026

    Rama sfidon BE-në për Ukrainën: Premtimet për anëtarësimin janë gënjeshtër…

    03.10.2026
    Më të lexuarat

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.20260

    TIRANË – Pas largimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, në…

    AMP zbarkon në Qafshtamë! Zbulon parcela me kanabis, kultivuesit qëllojnë me armë

    29.09.2026

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    “O Mand Duka si të kam…Tao jam, më duhet një 100-çe Bitcoin”/ Si u zbulua skema e dy të rinjve.

    28.09.2026

    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.