Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026

    Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit

    22.09.2026

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    22.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Uncategorized»Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    Uncategorized Nga InfoNews22.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam.
    SPAK ekzekuton masa të reja sigurimi dhe kontrolle vendesh në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025
     
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.
    Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:
     
    1. “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases Vlora Hyseni me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
    2. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Fatjon Kalluci me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
    3. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin Embri Suljemani punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
    Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.
     
    Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit Ilir Proda ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.
     
    Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.
    Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

    Reklamë
    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026
    Uncategorized

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Uncategorized

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026
    Uncategorized

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    19.08.2026
    Uncategorized

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    10.07.2026
    Uncategorized

    LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

    10.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026

    Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit

    22.09.2026

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    22.09.2026

    Dosja Agasi/ Arestohen edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, kontrolle në Shkozet

    22.09.2026

    Spiune te bandat…/ Zbardhen akuzat ndaj Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni

    22.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.