Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Europa që duam? Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte

    16.09.2026

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Zbardhet dëshmia e kamarierit të dhunuar në Golem: Rrogën e korrikut e mora, doja të gushtit…

    Zbardhet dëshmia e kamarierit të dhunuar në Golem: Rrogën e korrikut e mora, doja të gushtit…

    Zbardhet dëshmia e kamarierit të dhunuar në Golem: Rrogën e korrikut e mora, doja të gushtit…
    Aktualitet Nga InfoNews01.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Zbardhet dëshmia e kamarierit të dhunuar në Golem: Rrogën e korrikut e mora, doja të gushtit…

    Zbardhet dëshmia tronditëse e Genti Nelës, kamarierit që u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit ku ishte i punësuar, pasi iu kërkoi pagesën, për shkak se do të niste një punë tjetër.

    Për dhunimin e Nelit mbrëmjen e 27 gushtit janë arrestuar dhe po mbahen nën arrest me burg me afat 45 ditor Florian Habilaj dhe Enold Dragoti. Ndërsa janë në kërkim dy persona të tjerë. Pas ngjarjes u arrestua dhe xhaxhai i kamarierit, i cili shkoi në ndihmë të nipit, por u arrestua për shkak se iu gjet armë dhe municione në makinë.

    Reklamë

    Gota kokës në korridor, grushta e shqelma në oborr! Si nisi sherri në Flar Boutique Hotel

     

    Kallëzimi i kamarierit

    Më datë 10.07.2026 Genti Nela thotë se ka filluar punë si banakier në hotel-restorantin “FLAR”, i ndodhur në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës ka biseduar me shtetasit Florian dhe Arbër Habilaj. Pagën e parë e ka marrë më datë 10.08.2026 dhe më pas ka vijuar normalisht punën. Më datë 27.08.2026 u ka kërkuar pagën shtetasve Florian dhe Arbër Habilaj, pasi kishte vendosur të vazhdonte punën diku tjetër.

    Të dy kanë qenë të pranishëm në momentin kur ua ka bërë me dije këtë vendim, por nuk e kanë pranuar largimin e tij nga puna. Së bashku me ta kanë qenë edhe shtetasit Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha, ku ky i fundit është bashkëshorti i motrës së Florianit dhe të Arbërit, ndërsa Enoldi është shok i tyre.

    Nela thotë se pasi ata nuk e kanë pranuar largimin e tij nga puna, është sharë nga të dy vëllezërit dhe se personi i parë që e ka goditur ka qenë Floriani, i cili fillimisht e ka goditur me grusht. Më pas, Arbëri e ka goditur me një tavëll qelqi në kokë, në fytyrë dhe në trup. Gjithashtu është goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Marigleni e ka mbajtur gjatë gjithë kohës, duke e penguar të largohej, ndërkohë që të tjerët e godisnin vazhdimisht. Ai shpjegoi se është goditur shumë herë pa ndërprerje dhe se nuk ka pasur mundësi të largohej, pasi ndodhej pranë banakut dhe ata i kishin bllokuar rrugën. Nela ka theksuar se është ndjerë në rrezik për jetën, pasi ishte përballë katër personave që po përdornin sende të forta dhe se, si pasojë e goditjeve, kishte gjakderdhje të shumta.

    Sipas tij, gjatë kohës që e godisnin, ata shpreheshin me fjalë se do ta vrisnin dhe përdornin shprehje fyese ndaj tij. Në këto rrethana, për t’u mbrojtur, ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur Florianin në kokë.

    Gjithashtu i ka gjuajtur edhe me grushte, pasi nuk kishte mundësi tjetër për t’i larguar, duke qenë se i kishin bllokuar rrugën. Pas goditjes me gotë, ka arritur të largohet me vrap, por është ndjekur nga të katërt dhe i është bllokuan sërish rruga, ku, sipas deklarimit të tij, është goditur përsëri. Më pas ka arritur të largohet edhe një herë me vrap, ka telefonuar nënën e tij dhe e ka njoftuar për ngjarjen. Pas kësaj është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzim.

    Deklaruesi ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjëherë më pare konflikte me personat e përmendur dhe se, gjatë gjithë periudhës së punësimit, ka qenë korrekt në kryerjen e detyrave të tij, madje, sipas tij, është vlerësuar dhe falënderuar për punën që kryente. Ai ka deklaruar gjithashtu se, gjatë gjithë kohës që është goditur, është kërcënuar vazhdimisht se do ta vrisnin dhe do ta zhdukin. Sipas tij, ata i thoshin njëri-tjetrit ta godisnin dhe ta vrisnin dhe, edhe pse ai ishte i gjakosur, vazhdonin ta nxisnin njëri-tjetrin të vazhdonin goditjet.

    Po ashtu, i kanë thënë se nuk do ta lejonin të shkonte në polici dhe se nuk do ta linin të dilte nga banaku për të bërë kallëzim. Sipas deklarimit të tij, të njëjtat kërcënime i janë bërë edhe kur i kanë dalë në rrugë për herë të dytë. Megjithatë, ka arritur të largohet me vrap. Në përfundim, ai ka shpjeguar se, gjatë gjithë ngjarjes, është ndjerë sikur po përjetonte momentet e fundit të jetës së tij, pasi katër persona po e godisnin pa mëshirë. Ai është 18 vjeç, ndërsa Floriani është 30 vjeç dhe Arbëri 36 vjeç.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Europa që duam? Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte

    16.09.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Europa që duam? Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte

    16.09.2026

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.