Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    Aktualitet Nga InfoNews04.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor Bardhi, i ekzekutuar dje në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

    Sipas burimeve për InfoNews, automjeti ishte marrë me qira në Kosovë. Ndërkohë, targat rezultojnë të manipuluara. Autorët dyshohet se kanë hequr targat origjinale të automjetit dhe kanë vendosur targa të një automjeti tjetër, të cilat rezultojnë të vjedhura.

    Reklamë

    Policia pritet të bashkëpunojë edhe me autoritetet në Kosovë për gjurmimin e autorëve, si dhe për identifikimin e personave që kanë marrë me qira automjetin dhe për të verifikuar nëse kanë lidhje me atentatin.

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

     

    Bardhi u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash brenda automjetit të tij. Sipas të dhënave paraprake, autorët, që dyshohet se kanë qenë disa persona, janë larguar në drejtim të Rrugës së Kombit, pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

    Automjeti i dyshuar është gjetur nga policia rreth 20 minuta pas vrasjes, në fshatin Monaz, i përfshirë nga flakët. Djegia e automjetit dyshohet se është përdorur si mënyrë për të humbur gjurmët. Ekzistojnë dyshime se, pas djegies së makinës, autorët mund të jenë ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar nga zona.

    Deri më tani, përveç pamjeve filmike që dokumentojnë lëvizjen e autorëve pas ngjarjes, nuk ka të dhëna për pamje të tjera filmike apo kamera sigurie që të kenë fiksuar momente të tjera të atentatit.

    Hakmarrja mes fiseve, pista kryesore e hetimit

    Një nga pistat e hetimit lidhet me dyshimet se Viktor Bardhi mund të jetë viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një fisi tjetër në zonë.

    Zanafilla e kësaj serie ngjarjesh daton në vitin 2016, me vrasjen e Saimir Jakut. Pas tij, dyshohet se janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dyja palët.

    Në vitin 2023, Viktor Bardhit iu vra vëllai, Martin Bardhi, në lokalin e tij në Mirditë, vetëm një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për një vrasje të mbetur në tentativë ndaj Saimir Recit.

    Ndërkohë, në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit iu vra edhe nipi, Kristian Bardhi, alias Marku, në aksin Fier–Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të mbeten ende të pazbardhura.

    Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje se një person është shoqëruar në komisariat. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për lidhjen e këtij personi me vrasjen apo për dijeninë që ai mund të ketë mbi ngjarjen.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026
    Aktualitet

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026
    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “AMG Food e Mond Goxhaj që u kap me 41 kg kokainë përfitoi nga qeveria 1 mln euro”

    17.09.2026

    Si iu dhanë 15 mln euro Paqësor Buzit! U skualifikuan 7 ofertat më ekonomike

    17.09.2026

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.