Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026

    Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit

    22.09.2026

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    22.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    Aktualitet Nga InfoNews22.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it.

    Flying Tiger Copenhagen hyri në tregun shqiptar në tetor 2025, duke sjellë një koncept që kombinon disenjin danez, funksionalitetin dhe çmimet e aksesueshme. Në këtë intervistë, Silvio Qyqja, drejtor i përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, flet për pritjen e markës nga konsumatorët shqiptarë, mësimet e vitit të parë, investimin në ekipet lokale dhe planet për zgjerimin e mëtejshëm në rajon dhe tregjet evropiane.

    Reklamë

    Flying Tiger Copenhagen hyri në tregun shqiptar në tetor 2025, si pjesë e strategjisë së zgjerimit të kompanisë. Cilët ishin faktorët kryesorë që e bënë Shqipërinë dhe rajonin tërheqës për investim dhe si e vlerësoni ecurinë e aktivitetit deri më tani?

    Shqipëria dhe tregjet e rajonit përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm zhvillimi, të mbështetur nga një konsumator relativisht i ri, i hapur ndaj markave ndërkombëtare dhe gjithnjë e më i orientuar drejt produkteve që kombinojnë cilësinë, dizajnin dhe çmimin e arsyeshëm.

    Në këtë kontekst, besuam se koncepti i Flying Tiger Copenhagen kishte një përshtatje të natyrshme me tregun. Ne sjellim një gamë shumë të gjerë produktesh, të ndërtuar mbi dizajnin danez, funksionalitetin dhe kreativitetin, duke ruajtur çmime të aksesueshme për një bazë të gjerë konsumatorësh.

    Zhvillimi i Flying Tiger Copenhagen mbështetet gjithashtu nga eksperienca dhe kapacitetet e BALFIN Group, si një prej grupeve më të rëndësishme të investimeve në rajon. Për ne, kjo përbën një bazë të fortë për të ndërtuar një prani të qëndrueshme dhe afatgjatë në tregjet ku operojmë.

    Ecurinë e deritanishme në Shqipëri e vlerësojmë pozitivisht. Mënyra se si është pritur marka dhe interesi i konsumatorëve kanë qenë inkurajuese dhe na kanë dhënë besim për të vijuar zhvillimin tonë. Zgjerimi edhe jashtë Tiranës është një tregues i kësaj qasjeje dhe i potencialit që shohim në tregun shqiptar në një perspektivë afatgjatë.

    Flying Tiger Copenhagen njihet për kombinimin e disenjit danez, funksionalitetit dhe çmimeve të aksesueshme. Si është pritur ky koncept nga konsumatori shqiptar dhe në çfarë mënyre përshtatet ai me mënyrën e blerjes dhe stilin e jetesës në rajon?

    Një nga karakteristikat e Flying Tiger Copenhagen-it është se, pavarësisht identitetit të tij të qartë danez, koncepti është lehtësisht i kuptueshëm dhe i përshtatshëm për tregje të ndryshme.

    Në Shqipëri dhe në rajon, familja, shtëpia, dhuratat dhe momentet e kaluara së bashku kanë një rëndësi të veçantë. Një pjesë e konsiderueshme e gamës sonë lidhet pikërisht me këto momente: nga produktet për shtëpinë dhe fëmijët, te artikujt krijues, festat, dhuratat apo aktivitetet që mund të zhvillohen së bashku me familjen dhe miqtë.

    Konsumatori vendas ka reaguar mirë edhe ndaj mënyrës se si ne e trajtojmë dizajnin. Edhe një produkt relativisht i thjeshtë mund të ketë një element krijues, funksional apo të papritur. Kjo i jep më shumë vlerë përvojës së blerjes dhe është në përputhje me filozofinë tonë.

    Zgjerimi në tregje të reja nuk lidhet vetëm me hapjen e dyqaneve, por edhe me ndërtimin e një strukture të qëndrueshme operacionale dhe organizative. Si po zhvillohet prania e kompanisë dhe çfarë roli kanë investimet në ekipet dhe kapacitetet lokale në këtë strategji?

    Për ne, zgjerimi nuk matet vetëm me numrin e dyqaneve. Që një biznes të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, duhet të ndërtohen paralelisht strukturat, proceset dhe ekipet që mund ta mbështesin këtë rritje në afat të gjatë.

    Flying Tiger Copenhagen aktualisht operon në katër tregje dhe plani ynë është që deri në fund të vitit 2027 të jemi të pranishëm në gjashtë tregje. Kjo rritje kërkon investime jo vetëm në rrjetin e dyqaneve, por edhe në organizatë, në ekipet lokale dhe në ndërtimin e kapaciteteve që mund të mbështesin zhvillimin e biznesit në secilin treg.

    Kemi nevojë për ekipe që njohin tregun, kuptojnë konsumatorin dhe njëkohësisht janë në gjendje të zbatojnë standardet dhe kulturën e një marke ndërkombëtare si Flying Tiger Copenhagen.

    Në të njëjtën kohë, operimi në disa tregje na mundëson të ndajmë përvojat, të ndërtojmë procese më efikase dhe të krijojmë një strukturë që mund të mbështesë jo vetëm rritjen aktuale, por edhe zgjerimin e mëtejshëm gjatë viteve të ardhshme.

    Pas pothuajse një viti aktiviteti në Shqipëri, cilat janë mësimet kryesore që keni marrë nga tregu? A ka pasur elemente që ju kanë surprizuar në sjelljen e konsumatorit, performancën e kategorive të produkteve apo mënyrën se si është perceptuar marka?

    Një nga mësimet kryesore ka qenë se konsumatori shqiptar e ka kuptuar relativisht shpejt konceptin e Flying Tiger Copenhagen. Marka është pritur mirë nga profile shumë të ndryshme konsumatorësh, gjë që konfirmon se produktet tona nuk kufizohen në një kategori apo grupmoshë të caktuar.

    Kemi parë interes si për produktet funksionale të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe për kategoritë me një element më të fortë krijues, dekorativ apo argëtues. Gjithashtu, koleksionet sezonale dhe produktet që lidhen me momente specifike të vitit kanë treguar se konsumatori shqiptar reagon mirë ndaj risisë dhe ndryshimit të vazhdueshëm të produkteve tona.

    Një tjetër element pozitiv është gatishmëria e konsumatorit për t’u rikthyer në dyqan. Për ne kjo është shumë e rëndësishme, sepse një pjesë themelore e konceptit është pikërisht zbulimi: dyqani duhet të ofrojë vazhdimisht arsye të reja për t’u vizituar.

    Sektori i shitjes me pakicë po transformohet me shpejtësi, i ndikuar nga digjitalizimi, ndryshimi i sjelljes së konsumatorit dhe rritja e vëmendjes ndaj qëndrueshmërisë. Si po i adreson Flying Tiger Copenhagen këto zhvillime dhe cilat konsideroni prioritetet kryesore strategjike për vitet e ardhshme?

    Sjellja e konsumatorit po ndryshon dhe, bashkë me të, po ndryshon edhe roli i dyqanit fizik. Ne besojmë se dyqani vazhdon të ketë një rol qendror, veçanërisht për një koncept si Flying Tiger Copenhagen, ku kontakti me produktin, prezantimi dhe elementi i zbulimit janë pjesë e rëndësishme e përvojës.

    Nga ana tjetër, kanalet digjitale na mundësojnë ta zgjasim këtë marrëdhënie edhe përtej vizitës në dyqan. Ato janë një mjet i rëndësishëm për të prezantuar produktet dhe koleksionet e reja, për të krijuar frymëzim dhe për të komunikuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë me konsumatorin.

    Qëndrueshmëria është gjithashtu një drejtim që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi për industrinë. Kjo lidhet me mënyrën se si mendohen produktet, materialet, paketimi dhe proceset e operimit.

    Për tregjet ku operojmë sot dhe ato ku synojmë të zgjerohemi, prioritetet tona mbeten zhvillimi i kujdesshëm i rrjetit, konsolidimi i markës, përmirësimi i vazhdueshëm i përvojës së konsumatorit dhe ndërtimi i kapaciteteve që na mundësojnë të rritemi në mënyrë të qëndrueshme.

    Duke parë përpara, cili është vizioni juaj për zhvillimin e Flying Tiger Copenhagen-it gjatë viteve të ardhshme?

    Ambicia jonë është që Flying Tiger Copenhagen të ndërtojë një prani të fortë dhe afatgjatë në tregjet ku operojmë dhe, njëkohësisht, të vijojë zgjerimin edhe drejt tregjeve të reja europiane. Aktualisht jemi të pranishëm në katër tregje dhe synimi është që deri në fund të vitit 2027 të operojmë në gjashtë tregje. Paralelisht, po shikojmë mundësinë e zgjerimit të aktivitetit edhe në tre tregje të Bashkimit Europian, çka e vendos zhvillimin e kompanisë në një perspektivë më të gjerë se vetëm rajoni ku kemi nisur aktivitetin.

    Zgjerimi i rrjetit të dyqaneve do të mbetet një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë, por qasja jonë nuk është të rritemi vetëm përmes numrit të pikave të shitjes. Çdo hap i ri duhet të mbështetet nga një strukturë e shëndetshme operacionale, nga ekipet e duhura dhe nga një kuptim i mirë i tregut ku hyjmë.

    Në vitet e ardhshme do të vazhdojmë të investojmë në rrjetin e dyqaneve, në zhvillimin e ekipeve, në forcimin e markës dhe në përmirësimin e përvojës së konsumatorit.

    Objektivi ynë afatgjatë është të ndërtojmë një platformë të qëndrueshme zhvillimi për Flying Tiger Copenhagen, me një prani gjithnjë e më të gjerë europiane, duke ruajtur njëkohësisht atë që e bën konceptin tonë të dallueshëm: dizajnin, kreativitetin, aksesueshmërinë dhe kënaqësinë e zbulimit të diçkaje të re.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit

    22.09.2026
    Aktualitet

    Dosja Agasi/ Arestohen edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, kontrolle në Shkozet

    22.09.2026
    Aktualitet

    Spiune te bandat…/ Zbardhen akuzat ndaj Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni

    22.09.2026
    Aktualitet

    SKANDAL SHTETËROR! Telefoni i Gys Agasit merr në qafë grupin e tij, arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH, kontrolle te ish-Kryepolici

    22.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohet dhe mbyllet në shtëpi drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, kontrolle edhe Ilir Prodës

    22.09.2026
    Aktualitet

    Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit në Roskovec: Ajo më ka dhënë fjalën

    21.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026

    Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit

    22.09.2026

    Silvio Qyqja: Nga Shqipëria drejt zgjerimit rajonal, ambicia e Flying Tiger Copenhagen-it

    22.09.2026

    Dosja Agasi/ Arestohen edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, kontrolle në Shkozet

    22.09.2026

    Spiune te bandat…/ Zbardhen akuzat ndaj Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni

    22.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.