Nga një hetim për kontrabandë te një prej dosjeve më të mëdha të tenderëve publikë, historia e hetimit të Ergys Agasit është edhe historia e ngritjes në plan të parë të prokurorit të SPAK, Bledar Maksuti.
Në fund të këtij hetimi, emri i Maksutit u bë i lidhur publikisht me një seri zhvillimesh që nisën me një procedim për kontrabandë, kaluan te kontrollet ndaj bizneseve të Ergys Agasit dhe më pas te dosja e tenderëve të AKSHI-t, ku SPAK kërkoi arrestimin e Agasit dhe të biznesmenit Ermal Beqiraj.
Në qershor 2025, BKH kreu kontrolle në banesën dhe bizneset e Ergys Agasit. Sipas raportimeve, kontrollet u kryen mbi bazën e një vendimi të GJKKO-së dhe në kuadër të hetimit që ndiqte prokurori Bledar Maksuti. U sekuestruan dokumente, kontrata dhe pajisje elektronike.
Spiune te bandat…/ Zbardhen akuzat ndaj Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni
Kjo është pika ku hetimi fillon të marrë një dimension tjetër. Në vend që çështja të mbetej vetëm te kontrabanda, fokusi u zgjerua te lidhjet e biznesit, komunikimet, tenderët publikë dhe pasuritë që lidheshin me Agasin. Në këtë fazë, emri i Maksutit shfaqet gjithnjë e më shumë në dosjet e SPAK.
Më 16 dhjetor 2025, SPAK bëri publike një tjetër fazë të hetimit, këtë herë për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025.
Sipas SPAK, hetimi kishte zbuluar dyshime për një grup të strukturuar kriminal që ndërhynte në procedurat e tenderimit të AKSHI-t. Prokuroria pretendoi se në disa procedura ishin vendosur kritere specifike për favorizimin e kompanive të caktuara dhe se përfaqësues të kompanive rivale ishin detyruar të hiqnin dorë nga ankimimet, madje ishin kryer edhe marrje peng.
SPAK deklaroi gjithashtu se disa kompani kishin marrë pjesë në mënyrë formale në tendera, ndërsa më pas ishin përdorur fatura tatimore fiktive dhe transaksione ndërmjet kompanive.
Në këtë dosje, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj u identifikuan nga SPAK si persona të dyshuar, ndërsa ndaj tyre u kërkua masa “arrest në burg”. Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u vu neni akuzës, në skemën e dyshuar përfshiheshin paracaktimi i fituesve, presioni ndaj rivalëve.
Gys Agasi dhe Uljan Shpataraku lihen në burg! Apeli i thotë JO lirimit
Hetimi në fjalë përfshinte 19 procedura të AKSHI-t me fond limit rreth 5.9 miliardë lekë, ose afërsisht 59 milionë euro. Sipas akuzës, në skemën e dyshuar përfshiheshin paracaktimi i fituesve, presioni ndaj rivalëve dhe devijimi i përfitimeve drejt subjekteve të lidhura me Agasin dhe Beqirajn.
Në prill 2026, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi pasuri të lidhura me personat nën hetim. Në urdhrin e ekzekutimit figurojnë si prokurorë Altin Dumani dhe Bledar Maksuti. E këtu flasim për pasuri me vlerë rreth 40 milionë euro, ndërsa hetimi pasuror përfshiu kompani, llogari bankare, automjete dhe pasuri të paluajtshme.
Pika më spektakolare e kësaj historie erdhi më 26 gusht 2026.
Pas muajsh në kërkim, Ergys Agasi u arrestua në zonën e “Plepave” në Durrës, pas ai dyshohet se eshte pjesë e një skeme të manipulimit të tenderëve të AKSHI-t, ku, sipas akuzës, ishte përdorur edhe krimi i organizuar për të ushtruar presion ndaj rivalëve. Në seancën për masën e sigurisë, prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti ishin të pranishëm. GJKKO la në fuqi “arrestin në burg” për Agasin.
Më 21 shtator 2026, Agasi kërkoi në Apelin e GJKKO-së zëvendësimin e masës së arrestit. Maksuti dhe Dumani qëndruan në kërkesën që ai të vijojë të qëndrojë në qeli gjatë hetimit. Gje e cila u miratua nga Apeli.
Por dosja e Ergys Agasit nuk u ndal te tenderët e AKSHI-t. Fraksioni i ri i hetimit, i zhvilluar pas arrestimit të Agasit, e çoi SPAK-un deri në majën e strukturave të sigurisë së shtetit: te drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Më 22 shtator 2026, GJKKO caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra. Sipas SPAK, ajo dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete; hetimi lidhet me dyshimin se ajo i ka dhënë Agasit informacion që e ka ndihmuar dhe se ka pasur rol në favorizimin e tij gjatë periudhës kur ishte në kërkim.
Nga një biznesmen i vënë nën akuzë për manipulimin e tenderëve të AKSHI-t, hetimi ka prekur tashmë një drejtues të shërbimit inteligjent, një zyrtar të lartë të Policisë Shkencore dhe persona të tjerë të lidhur me strukturat shtetërore. Në të njëjtin operacion, SPAK ekzekutoi masa sigurie ndaj Fatjon Kalluçit, shef sektori në Institutin e Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, ndërsa ushtroi kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.
Dosja Agasi/ Arrestohen edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, kontrolle në Shkozet
SPAK dhe BKH e shtrinë aksionin edhe në Shkozet të Durrësit, në ambiente të lidhura me familjen Troplini-Doçi. Kontrollet u kryen në kompleksin e vilave të lidhura me Troplinin, të njohur si “Poja”, dhe Elvis Doçi, “Visi i Pojës”, i cili është në kërkim në kuadër të një hetimi për grup të strukturuar kriminal. Sipas raportimeve, SPAK kishte autorizuar kontrollin e këtij kompleksi pikërisht në kuadër të hetimit që lidhet me dosjen AKSHI dhe veprimtarinë e dyshuar rreth Ergys Agasit.
Ajo cka është edhe më e rëndësishmja? Dosja është ende në zhvilli, arrestime të reja pritet të ndodhin….

