Në vitin 2009 në Athinë do të mbahej gjyqi për Alekt Rizain dhe vëllezërit Palekostat për arratisjen e vitit 2009. Një turmë u mblodh jashtë gjykatës. Fermerë, fshatarë dhe anarkistë thërrisnin: “Vdekje derrave! Liri për vëllezërit Paleokostas!”. Një grup me vajza të reja pushtuan sallën e gjyqit. Në këtë kohë, e dashura magjepsëse e Alket Rizait, Soula Mitropia, bëri bujë në sallën e gjyqit.
Ndërkohë që Rizai kthehej në gjykatë për t’u dënuar me 25 vite, e dashura e tij nisi të qante dhe i hodhi krahët rreth tij. Kur askush nuk po shihte, ajo i futi një orë misterioze në xhep. Pas gjyqit, gjykatësi e dërgoi Paleokostas në qelinë e tij të vjetër në Korydallos, së bashku me Alket Rizain, në pritje të dënimit.
Dhe ajo që ndodhi më 22 shkurt 2009, do i bënte të famshëm në mbarë botën.
Arratisja e dytë! Vajza ruse mori peng helikopterin, si e çmontoi Alekt Rizai burgun grek
Për rojet që po shihnin kamerat e sigurisë, ai mëngjes ishte si çdo tjetër. Paleokostas po bënte palestër dhe Rizai po përzgjidhte fituesit në një lojë me baste.
Në një dokumentar Rizai kujton: “Jam një njeri që kam intuitë. I ndjej gjërat, kur diçka e mirë do të ndodhë, e ndjej”.
Në orën 15:00, e dashura Mitropia i telefonoi në orën- celular që i kishte futur në xhep. Ishte momenti. Sirena e urgjencës në burgun Korydallos nisi të vajtonte si një violinë, ndërkohë që rojet urdhëruan të burgosurit të futeshin brenda. Ishte ora 15:45, një ditë përpara se të niste gjyqi ndaj Rizait dhe Paleokostas.
Sipër në qiell, nje rojë nga kulla po ndjente zhurmën e helikave. Kur helikopteri i ul në krahun e djathtë të brugut, roja kapi automatikun dhe i ra alarmit.
Nuk ishte një stërvitje, këtë herë ata duhet të qëllonin për të vrarë. Helikopteri ishte rrëmbyer nga një kompani e quajtur Interjet, që I ofronte me qira. Në bordin e mjetit fluturues AS355N kishte hipur një bukuroshe e quajtur “zonjusha Alexandrova”. Pasi nxori një granatë dore nga çanta, i tha pilotit: “Le të shkojmë të marrim djemtë. Burgu Korydallos ose do vdesësh”.
Ndërkohë që helikopteri fluturonte mbi burg, ajo u hodhi poshtë Alket Rizait dhe Paleokostas-it një shkallë prej litarësh. Ajo grua mendohet se ishte Mitropia, e dashura e Alket Rizait.
Një roje i dëshpëruar u vu pas tyre, por Alket Rizai nxori një hell qebapësh dhe e paralajmëroi: “Tërhiqu ose do të ta ngul”. “Të ikim,” bërtiti Paleokostas dhe piloti e ngriti levën në maksimum.
Poshtë në burg dukej sikur ishte një turmë me tifozë në një ndeshje futbolli, të dënuarit përshëndesnin dhe brohorisnin. Por sapo u mbyll dera e helikopterit, tre roje kapën automatikët e tyre MP5 dhe nisën të qëllojnë, duke goditur me mbi 30 plumba mjetin e arratisw. Një prej tyre ra në depozitën e karburantit, që nisi të shpërndahej në kabinë dhe piloti nisi që të thoshte një lutje. Edhe pse i qëlluan, plumbat nuk kapën askënd.
Në të njëjtën kohë, një grua nga një apartament aty pranë nisi të regjistronte me kamera një video që është kthyer në hit në YouTube.
Nw fund pwr shkak tw karburantit bwnw ulje emergjence. Lajmi në mbarë Greqinë, por edhe botën ishte arratisja e dytë nga burgu e Alket Rizait dhe mikut të tij Paleokosta. Kwtej e andej kufirit niswn lajmet e legjendat për aventurat e Alket Rizait. Rizai, Mitropia dhe Paleokostat.
Disa muaj më vonë, më 17 nëntor 2009, Rizai u arrestua përsëri në Grammatiko, së bashku me partneren e tij Aspasia Mitropia, e njohur në shtyp si “Sula e Rizait”.
Ndiqni te plote nje pjese nga historia e Alket Rizait: https://youtu.be/XqrKWpAk4b4?si=DBPSuj77w9hwcFb4

