Autor: InfoNews

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën Beqir Devolli, plagoset 26-vjeçari GJIROKASTËR – Beqir Devolli, 45 vjeç, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”, humbi jetën pas atentatit me tritol ndaj automjetit të tij në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër. Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe 26-vjeçari Erigels Mela, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së premtes, kur automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi dhe drejtim të Devollit, shpërtheu në lëvizje. Drejtuesi pësoi plagë të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës. Sipas…

Read More

Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë, i bën apel shtetit shqiptar të përfshihet në kërkimet për gjetjen e 28-vjeçarit. Babai i tij, Rexh Nika, gjatë një interviste për Top Channel bën thirrje për ndihmë nga Turqia. “U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, personave të plagosur, ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga…

Read More

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE nga Krisela Hackaj Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, është ndër vendet pararojë në procesin e anëtarësimit, me negociata që synohet të përfundojnë në fund të vitit 2027. BE-ja tashmë ka hyrë në një fazë kritike të debatit se si duhet të përgatitet institucionalisht dhe financiarisht për zgjerimin e saj të radhës. Komunikata e Komisionit Evropian mbi rishikimin e politikave para zgjerimit e publikuar më 6 tetor, diskutimet e Këshillit në mesin e tetorit mbi Zgjerimin dhe Reformat, Paketa e Zgjerimit e plotësuar me udhërrëfyes për secilin vend pararojë në fund të…

Read More

Në qendren e verës italiane, Toskanë , depot e vreshtarisë më të madhe familjare në vend, Marchesi Antinori , u vunë në shënjestër të një bande me shije të shkëlqyera, e cila vodhi 30,000 shishe verë , me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh . Incidenti nuk është as i pari dhe as ndoshta i fundit, pasi vera e shtrenjtë italiane është bërë një objektiv kryesor i grupeve kriminale në vendin fqinj që nga vera . Megjithatë, kjo është grabitja më e madhe e regjistruar ndonjëherë ndërkombëtarisht në sektorin e verës, si për nga vëllimi ashtu edhe për…

Read More

Një klub mund të jetë në… konflikt me tifozët e tij sepse rezultatet nuk janë ato që pritej, sepse performanca e ekipit nuk ishte ajo që të gjithë prisnin ose edhe për shkak të shitjes së një lojtari që ishte i preferuari i tribunave… Tifozët e Leipzigut RB Leipzig , ekipi me më shumë urrejtës në futbollin gjerman për shkak të përfshirjes së Red Bull (i cili përveçse është një sponsor emërtimi dhe kompania pronare), kishte arritur të mbante një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët e vet deri më tani. Në epokën e RB, nga divizionet e ulëta, ai e…

Read More

Donald Trump njoftoi marrëveshjen me Vladimir Putin për furnizimin e menjëhershëm dhe gradual të miliona ton naftë ruse në tregjet amerikane dhe globale, pas një bisede telefonike me presidentin rus. Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan e përshkroi bisedën si “jashtëzakonisht të suksesshme”, duke pretenduar se marrëveshja, e kombinuar me kontrollin që, siç pretendon ai, SHBA-të ushtrojnë në Ngushticën e Hormuzit, do të çojë në një ulje të shpejtë dhe spektakolare të çmimeve të naftës, si për konsumatorët amerikanë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Sipas njoftimit të Trump, Rusia ka rënë dakord të vërë menjëherë në dispozicion…

Read More

Grupi hungarez 4iG, kompania mëmë e One Albania, pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve më 30 tetor, në një periudhë kur kompania po përballet me shqyrtimin e kontratave të saj shtetërore në Hungari dhe me ndryshime në organet drejtuese. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në bursën e Budapestit, mbledhja do të shqyrtojë çështje që lidhen me organet drejtuese dhe mbikëqyrëse të kompanisë, përfshirë zgjedhjen e anëtarëve të rinj. https://info-news.al/kaos-te-pronaret-e-one-albania-plasin-largimet-e-drejtueseve-te-4ig/ Mbledhja vjen pas dy largimeve të njoftuara në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit. Këto zhvillime e bëjnë mbledhjen e 30 tetorit një moment të rëndësishëm…

Read More

Policia dyshon se tre persona po përgatiteshin të kryenin një vrasje në aksin e vjetër Pllanë–Lezhë. Hetimet zbuluan lëvizjet e të dyshuarve, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri, municion dhe një motor i vjedhur në Suedi. Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen se po përgatiteshin të kryenin një atentat në zonën e Lezhës. Sipas dyshimeve hetimore, Vinçesk Piroli, 38 vjeç, dhe Kristian Ymeri, 34 vjeç, po lëviznin me një motor të bardhë, të pajisur me skafandra të zeza dhe të armatosur, në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, me qëllim ekzekutimin e një personi, identiteti i të cilit nuk…

Read More

Kush po ja financon vilat Ilirjan Celibashit dhe Fatmir Mediut nga Farka në Himarë Nga periferia e Tiranës në bregdetin e Himarës, emrat përsëriten dhe interesat ekonomike ndërthuren. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bashkëshortja e tij, familjarë të Fatmir Mediut dhe disa biznesmenë të njohur të ndërtimit shfaqen së bashku në dokumentet e projekteve për vila. Dy investime në zona të lakmuara, të njëjtët partnerë dhe një sërë pikëpyetjesh mbi marrëveshjet, financimet dhe përfitimet që qëndrojnë pas tyre. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka miratuar ndryshimin e një lejeje ndërtimi…

Read More

Vinçens Piroli është arrestuar sot nga Policia, sipas informacionit të raportuar për operacionin e fundit, ndërsa emri i tij është përmendur më herët në disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre vrasja e një shtetasi malazez në Ulqin dhe plagosja me armë zjarri në Shkodër në janar të vitit 2022. https://info-news.al/do-vrisnin-nje-person-kapen-ne-lezhe-elden-tarja-kristian-ymeri-dhe-vincesk-piroli/ Vrasja në Ulqin, korrik 2021 Emri i Pirolit doli në vëmendje të autoriteteve malazeze pas vrasjes së Momçillo Gjurishiçit, i cili u qëllua për vdekje më 4 korrik 2021, në lokalin e tij në Ulqin. Sipas raportimeve mediatike të kohës, Piroli dhe Dorian Lala dyshoheshin për përfshirjen në këtë…

Read More