Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Editorial»BE-ja në Shqipëri: mes pritshmërive, miteve dhe dezinformimit që prodhon politika

    BE-ja në Shqipëri: mes pritshmërive, miteve dhe dezinformimit që prodhon politika

    Editorial Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Zylyftar Bregu

    100% në një mendje me Bashkimin Europian! Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë, në 10 vitet e fundit, një përparim shembullor në mbrojtje të bio-diversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë.’- shkruan Rama më 22 shkurt 2024 në rrjetin social X, menjëherë pasi u miratuan në Parlament ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.
    Pak më shumë se dy vjet më vonë, Bashkimi Europian deklaroi që nga Brukseli se jo vetëm që nuk kishte qenë dakord me ato ndryshime, por ka kërkuar me forcë dhe vazhdimisht shfuqizimin e tyre.
    Më 14 korrik 2026, gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord, që gjatë vitit 2026 të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe të shfuqizohej ligji për investime strategjike.
    Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën mes të tjerave kërkonte shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore.
    Shfuqizimi i amendamenteve 2024 në këtë ligj është një ndër pesë kërkesat që protestuesit i kërkojnë qeverisë që nga qershor 2026.
    Ky nuk është pretendimi i vetëm që aktorë të rëndësishëm të qeverisë dhe politikës përdorin si fakte dhe për të ndikuar perceptimin e publikut, për të legjitimuar procese apo veprime që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit shqiptar. Në shkencat e komunikimit, këtu nis procesi i dezinformimit.
    Në dhjetor të vitit 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj, teksa në opinionin publik dhe politik diskutohej ajo që quhej “Paqja fiskale” deklaroi në emisionin e-zone, në Televizionin Vizion +: Në frymën e transparencës ky projekt është konsultuar me FMN-në, e cila është dakord me këtë projekt, nuk e ka kundërshtuar fshirjen dhe legalizimin. E vetmja rezervë që ka FMN-ja, ka të bëjë me cenimin e progresit të arritur deri më tani në mbledhjen e taksave. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar. Kjo nismë është bazuar në modelin italian, pra është një praktikë europiane”. Kjo deklaratë e kreut të Financave u përcoll për publikun me titullin “Paqja Fiskale ka dakordësinë e BE-së”. Por, pak orë më pas, BE-ja deklaroi me një gjuhë jo fort diplomatike “distancimin” nga qëndrimi i Ministrit Malaj: “Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e përmbushjes tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave të forta kundër pastrimit të parave brenda këtij propozimi, ndërkohë që vazhdon angazhimin për uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore”, tha në atë kohë për Faktoje.al, zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian.
    Dezinformimi për BE-në nuk është gjithmonë një gënjeshtër e pastër. Sidomos kur artikulohet nga lidershipi politik shqiptar. Shpesh ligjërimi ndërtohet mbi një pjesë të vërtetë, së cilës i hiqet konteksti, ekzagjerohet ose i shtohet një përfundim që nuk qëndron. Një rregull europian ekziston, por paraqitet sikur prek çdo shqiptar në të njëjtën mënyrë; një kusht i negociatave ekziston, por shndërrohet në pretendimin se “Brukseli po na detyron”; një problem real në Europë merret dhe paraqitet si pasojë e drejtpërdrejtë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Në këtë mënyrë, në opinionin publik krijohet një realitet paralel: një Europë e imagjinuar, e cila herë shfaqet si shpëtimtare dhe herë si kërcënim për qytetarin shqiptar.
    Ëndrra Europiane ka qenë “karburanti” kryesor për ndryshimin e sistemit në vitin 1991, duke i bërë shqiptarët ndër popujt më pro Europianë në rajon. Parulla kryesore në demostratat e kohës ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Në një sondazh të fillimit të këtij viti të kryer nga Komisioni Europian, 92% e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin në BE, por, perceptimet dhe pritshmëritë e tyre për efektet që do të sjellë anëtarësimi në BE duket se janë të zmadhuara ose të ndërtuara mbi keqkuptime.
    Për shembull, në Balkan Barometër 2024, shqiptarët e lidhin anëtarësimin në BE, kryesisht me përmirësimin ekonomik (58 %), mundësinë për të studiuar dhe punuar në BE (43%) dhe lirinë e lëvizjes (32 %).
    Kjo kontradiktë krijon një hapësirë të madhe që mbushet me mite, keqkuptime dhe që ushqehet nga dezinformimi.
    “Sapo të hyjmë në BE, problemet tona do të zgjidhen”
    Ky është ndoshta miti më i madh që ushqehet edhe nga politika shqiptare, e cila përpiqet të mbulojë dështimet e saj duke ngopur shqiptarët me shpresë.
    “Me anëtarësimin në BE, pasaporta shqiptare do të mbajë simbolin e Bashkimit Europian,
    duke garantuar lëvizje të lirë pa radhë e pa kontrolle, ndërsa qytetarët tanë do të gëzojnë
    status të barabartë në të gjithë Europën me mundësi të njëjta jetese, punësimi, investimi dhe edukimi”, premtonte Partia Socialiste në programin e saj politik dhe elektoral të zgjedhjeve të vitit 2024.
    Për ta bërë sa më të besueshme ëndrrën, fjalët shoqërohen edhe me shifra eurosh. “Rrisim përthithjen e fondeve të bashkimit europian për Shqipërinë në 1250 milion euro
    deri në 2030”, shkruhet në programin elektoral “Shqipëria 2030 në BE”.
    Anëtarësimi në BE mund të sjellë mundësi të mëdha ekonomike, institucionale dhe sociale, por BE-ja nuk është një mekanizëm që, në ditën e anëtarësimit, eliminon korrupsionin, papunësinë, varfërinë, keqadministrimin apo problemet e drejtësisë.
    BE-ja mund të vendosë standarde dhe mekanizma kontrolli; mund të ofrojë financime; mund të krijojë mundësi, por institucionet shqiptare duhet të jenë në gjendje t’i përdorin këto mundësi.
    “BE-ja do të na japë miliarda”
    Një tjetër keqkuptim i fuqishëm është ideja se me anëtarësimin në BE do të hapet një arkë e madhe Europiane dhe Shqipëria do të marrë para pa kufizim.
    Realiteti është shumë më kompleks.
    BE-ja financon reforma, projekte dhe politika të ndryshme, por fondet Europiane shoqërohen me rregulla, kritere, procedura dhe mekanizma kontrolli. Paratë nuk janë thjesht një transfertë financiare që qeveria mund ta përdorë sipas dëshirës.
    Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për publikun shqiptar. Sepse fondi Europian nuk është dhuratë, por është instrument politikash.
    Nëse një fond përdoret keq, nuk është thjesht një problem financiar. Ai mund të tregojë dobësi të administratës, korrupsion, mungesë transparence ose paaftësi institucionale.
    Qeveria orienton opinionin publik (qytetarin shqiptar) të llogarisë sasinë e parave që do të marrë pasi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por ky i fundit, ndihmën dhe mbështetjen e përcakton nga aftësia e institucioneve për ti përdorur me efikasitet këto para.
    Pikërisht, për shkak të mos funksionimit të institucioneve shqiptare dhe të nivelit të lartë të Korrupsionit, BE-ja ka ndërprerë mbështetjen e bujqësisë shqiptare nëpërmjet fondeve IPARD që nga korriku 2023. Dhe në këtë pikë, qeveria ka krijuar një tjetër dezinformim. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla artikuloi një premtim duke caktuar edhe afatin kohor, për realizimin e tij. “Më 9 mars do të jemi në Bruksel me synimin që brenda 6 muajve të hapet programi IPARD III. Fondi me vlerë 112 milionë eurosh pritet që të jenë në dispozicion brenda këtij viti në bashkëpunim me Bashkimin Europian. Kjo është një mundësi shumë e mirë që sektori bujqësor të vazhdojë me mbështetjen e masave të reja që do të vendosim me qeverinë shqiptare prej 5.2 mld lekë të ndërthurura me masat e programit IPARD III”, ka deklaruar ministri i Bujqësisë Salla në shkurt të vitit 2026.
    Megjithatë, fondet IPARD III nuk u çelën edhe pse kemi hyrë në muajin e nëntë të vitit 2026. Madje ende nuk kemi një vendim të Komisionit Europian që të autorizojë rifillimin e programit për mbështetjen e fermerit shqiptar.

    Reklamë

    “Shqipëria do të jetë në BE në vitin 2030”
    E gjithë fushata elektorale e Partisë Socialiste në vitin 2025 ishte ndërtuar mbi sloganin “Shqipëria 2030 në BE”. Në programin e saj politik 2025-2030 (një vit më shumë se sa mandati normal qeverisës 2025-2029) PS-ja shkruante se vota për PS-në mund t’u jepte fëmijëve “pasaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian”. Më tej në program shkruhet: “Deri në vitin 2027 përmbyllim negociatat, në vitin 2028 nënshkruajmë Traktatin e Anëtarësimit dhe në vitin 2030 Shqipëria hyn në familjen europiane.” Mirëpo anëtarësimi nuk është një datë që mund ta përcaktojë një qeveri shqiptare në mënyrë të njëanshme. Ai kërkon përmbushjen e kritereve, mbylljen e negociatave, marrëveshjen e anëtarësimit dhe ratifikimin nga shtetet anëtare. Pra, një premtim politik që paraqitet si rezultat i sigurt. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një taktikë keqinformimi.
    Kur deklarata të tilla bëhen nga politikanë të lartë (lidershipi i partive politike) ato besohen ose jo në varësi të militantizmit politik dhe jo mbi arsyetimin logjik dhe faktik të tyre. Qytetari në këtë mënyrë beson verbërisht çdo premtim për Europën ashtu siç mund të manipulohet edhe për frikërat dhe mitet rreth saj.

    Ky artikull botohet në kuadrin e një serie artikujsh me temë “Media dhe Integrimi evropian” të Institutit Shqiptar të Medias.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Pse Tirana vazhdon të digjet nën bekimin e korrupsionit

    15.04.2026
    Editorial

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025
    Editorial

    Abdi Baleta, zemra që rrahu vetëm për kombin!

    20.09.2025
    Editorial

    Cubat që sot rrahin vajzat, nesër do rrahin nënat

    01.09.2025
    Aktualitet

    Denoncimi alarmant i emigrantit shqiptar: Shkova në Çamëri dhe përfundova 4 orë në komisariatin e Igumenicës

    31.08.2025
    Editorial

    Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

    07.07.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.